Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 11:02

854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale - Zyra e Komisionerit 93 hetime në shëndetësi, sistemin bankar dhe teknologji

Nga Elisabeta Dosku

854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale -

Qytetarët kanë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e informimit 854 ankesa gjatë vitit që lamë pas që lidhen me shpërdorimin e të dhënave të tyre, ndërsa janë zhvilluar hetime në sektorë me ndjeshmëri të lartë, si shëndetësia, bankat, teknologjia etj. Komisioneri Besnik Dervishi ka prezantuar të dhënat për vitin 2025.

“Sa  takon mbrojtjes së të dhënave personale gjatë vitit 2025 janë trajtuar 854 ankesa, janë zhvilluar 93 procedura hetimi administrativ. Hetimet janë zhvilluar pranë institucioneve publike ashtu dhe në kontrollues privat, me fokus të veçantë në sektorë me risk të ;lartë, si shëndetësia, transporti, sektori bankar, teknologjia. Hetime administrative edhe në fusha prioritare që lidhen me publikimin e të dhënave në kundërshtim me ligjin. Në sektorin e arsimit hetime administrative”. 

Sa i takon të drejtës së informimit, gjithashtu numri i ankesave për institucionet publike ka qenë i lartë.

“Gjatë 2025 janë paraqitur pranë komisionerit 897 ankesa dhe janë trajtuar së bashku me 36 të mbartura nga 2024. 524 prej tyre janë zgjidhur dhe janë marrë 33 vendime, nga të cilat 2 vendime me sanksion administrative. Interesi i qytetarëve ka të bëjë me çështje që lidhen me interesin publik, fondet publike, shëndetësinë, etj.”

Gjatë vitit 2025 Zyra e Komisionerit ka vijuar monitorimin e transparencës proaktive në institucionet publike, veçanërisht në sektorë me rëndësi të veçantë,  ku përfshihet  dhe shëndetësia dhe janë nxjerrë 12 rekomandime dhe 51 hetime administrative sa i takon programit te transparencës dhe gjithashtu vendosur 12 sanksione administrative.  

Gjatë vitit të kaluar, sa i takon pushtetit vendor,  ka një rënie lehtë të autoriteteve më transparencë të lartë nga 30 në 28 dhe rritje të lehtë të autoriteteve me transparencë minimale.  Komisioneri thekson se mbetet ende nevoja për forcim të mëtejshëm të kapaciteteve administrative dhe të transparencës proaktive.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat