Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2024, 13:00

852 mln lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve - Parashikohet rritje deri në vitin 2026. Në këtë 10-mujor u arkëtuan 1,7 mln lekë plus

Nga Ledina Elezi

852 mln lekë të ardhura shtesë nga akciza e cigareve -

Gjatë vitit të ardhshëm, rreth 852 milionë lekë parashikohet të jenë të ardhurat shtesë nga akciza e cigareve, si dhe 20% TVSH-ja mbi këtë shumë të rritur akcize. Kalendari për cigaret dhe duhanet 2022-2026, programon një rritje të akcizës për këto mallra çdo vit deri në 2026-ën.

Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në krahasim me 2023-in, të ardhurat nga akciza kanë shënuar një rritje të ndjeshme në periudhën janar-tetor të këtij viti.

Konkretisht, cigaret kanë realizuar 1.7 milion lekë më shumë të ardhura, gazi 154 milion lekë më shumë, ndërsa mallrat e tjera 228 milion lekë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë. Edhe konsumi i artikujve të akcizës po ashtu është rritur, me 55 ton cigare më shumë, 6,984 ton më shumë birra dhe 249 ton më tepër kafe.

Të ardhurat totale nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në 48 miliardë lekë, gati 4.5 miliardë lekë më shumë krahasuar me 10-mujorin e vitit paraardhës.

Shqipëria aplikon akcizat me tarifë specifike për njësi dhe niveli i akcizave të mallrave kryesore që ngarkohen me akcizë si karburantet dhe duhanet, është përgjithësisht me i ulët se nivelet e akcizave që zbatohen nga vendet e BE-së.

Hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nën produkteve të tij për periudhën 2027 e në vijim, ka qëllim përafrimin me nivelin e akcizës që aplikohet në BE duke synuar dhe nje unifikim të nivelit te akcizës ndërmjet duhanit dhe nënprodukteve të tij.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat