85 milionë euro nga pagat vetëm në Gusht/ Kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat tejkalojnë planin
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 85 milionë euro si tatim mbi të ardhurat e tyre vetëm në muajin gusht.
Sipas të dhënave paraprake nga administrata tatimore të ardhurat në gusht janë rritur me 33.4 për qind në raport me planifikimin e bërë për këtë periudhë.
Ndërsa krahasuar me muajin korrik, rritja është me rreth 11 milionë euro.
Nga ana tjetër nga kontributet e sigurimeve shoqërore përgjatë muajit gusht janë arkëtuar 140 milionë euro, 12.2 % më shumë se planifikimi i bërë.
Sipas tatimeve, rritja e të ardhurave nga sigurimet dhe TAP në vitin 2025 tregon se bizneset po reflektojnë për formalizim dhe për t’iu përgjigjur detyrimit ligjor.
Ndikim në perfomancë ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që në fazën e parë, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre. Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
Nga ana tjetër vendosja e pagave të referencës në turizëm përgjatë këtij vitit, duket se ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pagesave të deklaruara nga ana e bizneseve në këtë sektor në sezon, duke sjellë kështu dhe rritje të detyrimeve të paguara.
Po ashtu rritja e numrit të kontribuuesve në skemën e sigurimeve, kryesisht në subjektet private, që mund të kenë ardhur edhe nga fushata antiinfomalitet, ka sjellë perfomancë më të mirë.
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë edhe reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi i paguar mbi pagën që marrin dhe sigurimet shoqërore të jenë më të larta.
Rritja e të ardhurave në skemën e kontributeve është pozitive pasi përmirëson perfomancën e saj dhe ul ndjeshëm deficitin dhe subvencionin që jepet nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Çfarë u bë më e shtrenjtë për familjet shqiptare në Gusht? Inflacioni arriti në 2.3%. Ushqimet dhe qiraja patën kontributin më të lartë në rritje
Inflacioni i muajit Gusht të këtij viti paraqitet më i ulët se në muajin Korrik, i cili preku normën më të lartë regjistrua përgjatë vitit 2025. Muajt e......

A e frenoi taksa mbiturizmin në Venecia? Masa për turistët ditorë mblodhi mbi 5 milionë euro në 2025
Me mbylljen e korrikut, përfundoi viti i dytë i periudhës provë për taksën e turistëve ditorë në Venecia. Gjatë 54 ditëve të muajve prill, maj, qershor dhe......

624 ankesa për prokurime publike/ Janar-Korrik, 31.4 mln lekë arkëtime në buxhetin e shtetit
Në 7 muaj, nga procedurat tenderuese, buxheti i shtetit ka arkëtuar gjithsej 31.4 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të......

Greqia prezanton skemën e re tatimore/ Cilat shtresa përfitojnë më shumë nga masa e re e qeverisë?
Qeveria greke ka njoftuar një skemë të re tatimore që sjell përfitime për miliona tatimpagues, me shumën që ndryshon ndjeshëm në varësi të të ardhurave dhe......

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë dhe Greqinë/ Shkak, sfidat ekonomike të këtyre vendeve. Gjermania dhe Evropa Veriore, “magneti” i ri
Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Shqipërisë,......

Bie miti, të rinjtë po kërkojnë pronësinë mbi tokën! Mbi 81% e certifikatave në fshat janë në emër të burrave
Tradicionalisht, fshati është i “zotëruar” nga meshkujt dhe gratë kanë shumë pak apo aspak të drejta mbi tokën. Të dhënat historike nga fazat e hershme të......

“Park eolik në Tropojë, nga më të mëdhenjtë në Evropë”/ Balluku: Investim amerikan. Në 10 vite, 1000 km rrugë, 30 km tunele e më shumë 21 km ura
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë synohet të ndërtohet në Tropojë. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më shumë se fqinjët, por i përballueshëm globalisht
Interneti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme për shumë përdorues, duke u bërë i nevojshëm për funksione sociale dhe personale. Por si çdo gjë......