Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2026, 11:01

83.3 mln lekë për projektimin e kopshteve dhe çerdheve - Bashkia Tiranë hap garën. Objektet e arsimit parashkollor, drejt standardeve të reja

Nga Ernilda Luzi

83.3 mln lekë për projektimin e kopshteve dhe çerdheve -

Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për studim-projektimin e objekteve në kuadër të programit të Arsimit Bazë Parashkollor. Fondi limit i parashikuar është 83 milionë e 333 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projektuesit do të hartojnë projekte në përputhje me rregulloret dhe kushtet teknike të ndërtimit për institucionet e arsimit parashkollor.

Një nga elementët kryesorë të projektimit lidhet me verifikimin e plotë të strukturave ekzistuese. Konsulentët do të kryejnë analiza të detajuara për sigurinë konstruktive të objekteve, sipas standardeve europiane.

Gjithashtu në dokument thkesohet, se gjatë hartimit të projektit do të merret në konsideratë rritja e pritshme e numrit të fëmijëve në zonat përkatëse gjatë 10 viteve të ardhshme. Për këtë arsye, projektuesit duhet të analizojnë gjendjen ekzistuese të rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe projektet e reja infrastrukturore të planifikuara për këto zona. Po kështu, do të duhet të merren parasysh planet e zhvillimit urbanistik të Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, projektuesit do të sigurojnë që ambientet të pajisen me ndriçim të mjaftueshëm, sipas funksionit të çdo hapësire.

Bashkia e Tiranës synon të përmirësojë infrastrukturën e institucioneve parashkollore, duke garantuar standarde më të larta sigurie dhe funksionaliteti për fëmijët dhe stafin edukativ.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat