83.3 mln lekë për pikat e zeza në rrugë Siguria/ ARRSH planifikon tenderin për vitin 2026, ndërhyrje në rrjetin kombëtar

Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë një procedurë të re prokurimi publik me një fond limit prej rreth 83.3 mln lekësh, me qëllim ndërhyrjen në të ashtuquajturat “pika të zeza” në rrjetin rrugor kombëtar. Sipas të dhënave të publikuara, tenderi synon identifikimin dhe përmirësimin e segmenteve rrugore që paraqesin rrezikshmëri të lartë për aksidente, përmes vendosjes së elementëve të sigurisë dhe realizimit të ndërhyrjeve infrastrukturore.
Edhe pse ende nuk janë bërë publike konkretisht akset apo segmentet që do të përfshihen, procedura pritet të zhvillohet në muajt në vijim dhe të finalizohet brenda vitit. Ky është një ndër disa ndërhyrjet e ndërmarra nga ARRSH në vitet e fundit, të fokusuara në rritjen e sigurisë rrugore, kryesisht në zona me incidencë të lartë aksidentesh.
Nevoja për ndërhyrje mbetet e lartë, në një kohë kur të dhënat për aksidentet rrugore vijojnë të jenë shqetësuese. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për dhjetorin, gjatë periudhës janar–dhjetor 2025 janë regjistruar 1,375 aksidente rrugore, me një ulje prej 17.5% krahasuar me vitin 2024.
Të njëjtat të dhëna tregojnë se shumica dërrmuese e aksidenteve, rreth 87.7%, lidhen me sjelljen e drejtuesve të mjeteve, ndërsa grupmosha 25–34 vjeç përbën pjesën më të madhe të tyre.
Shqipëria, linjë direkte me Helsinkin/ Akses më i shpejtë në destinacionet ndërkombëtare
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar një tjetër destinacion në hartën e fluturimeve, duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me Helsinkin. Linja e......
Tarifat doganore, Trump ‘rindez’ përplasjen me Europën/ ''25% për makinat, BE nuk respektoi marrëveshjet''
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka rindezur përplasjen me Europën për tarifat doganore. Trump ka akuzuar BE se nuk po respekton marrëveshjet, duke......
Kompensimi i TVSH në bujqësi nis më 1 Korrik/ 400 mln lekë pritet të kalojnë në llogaritë e fermerëve
Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nis më 1 korrik 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formalizimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor në vend. Kjo......
“Syri i teknologjisë”, vëzhgohet çdo lëvizje/ Sistem inteligjent për shkeljet, mbi 26 mijë gjoba
Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po vëzhgon çdo lëvizje. Kontrolli rrugor vijon pa ndërprerje, edhe pa praninë fizike të policisë, falë teknologjisë së......
Bizneset qarkulluan 9.3 miliardë euro në 3 muaj/ Mbi 600 mln euro më shumë se 2025-sa, rritet numri i subjekteve të reja
Ekonomia shqiptare e ka nisur mbarë vitin 2026, ku përveç rritjes së të ardhurave në arkën e shtetit, vihet re gjithashtu një rritje e dukshme si në......
Përfundon 70% e punimeve në aksin Fier - Kthesa e Patosit - Fratar/ Investimi, më shumë lehtësi në qarkullim dhe zhvillim ekonomik i zonës
Realizohet rreth 70% e punimeve në projektin e rehabilitimit të aksit Fier -Kthesa e Patosit-Fratar, një ndër investimet më të rëndësishme në përmirësimin e......
1.5 milionë shqiptarë, miliarda euro/ A do ta përballojë Greqia faturën e pensioneve?
Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve......
Barclays rrit parashikimin e Brent për 2026-ën në 100 usd/ Shkak, ndërprerja e zgjatur e ngushicës së Hormuzit
Të premten, Barclays rriti parashikimin e saj për naftën bruto Brent për vitin 2026 në 100 dollarë për fuçi nga 85 dollarë, duke përmendur bllokimin në......


