Shqipëria Postuar më 20 Shkurt 2025, 11:17

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar shënoi rekord terminalesh të instaluara nga bizneset

Nga Ledina Elezi

83 mld lekë pagesa me kartë përmes POS - BSH: Viti i kaluar

Gjatë vitit të kaluar, bizneset instaluan një numër rekord të terminaleve POS. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 24 mijë terminale POS, ku vetëm në 2024 rezultojnë të jenë shtuar rreth 5 mijë ose 27.6% më shumë se në 2023. Kjo është rritja më e madhe e shënuar ndonjëherë për sa i takon instalimit të këtyre pajisjeve.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në vitin që lamë pas janë realizuar rreth 19 milionë pagesa me kartë përmes terminaleve POS. Pagesat e realizuara me kartë në terminalet POS kapin vlerën e 83 miliardë lekëve në total, gati 30% më tepër se në vitin pararendës. 

Por, si janë të shpërndara ato sipas rajoneve?

Njëlloj si tek ATM-të, Tirana, Shkodra dhe Gjirokastra kanë qenë 3 rajonet me numrin më të madh të tyre POS-eve, ndërsa në secilin prej rajoneve të tjera numërohen më pak se 1000 terminale. Duke qenë se popullsia dhe aktiviteti ekonomik është i përqendruar më shumë në Tiranë, kryeqyteti rezulton me mbi 18 mijë të tillë, ndjekur në vend të dytë nga Shkodra me 1,711.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka vlerën më të lartë të parave që qarkullojnë jashtë bankave, pra të përdorimit të parasë fizike nga qytetarët.

Me qëllim reduktimin e parasë cash në ekonomi, brenda këtij viti pritet të krijohet një grup pune mes Ministrisë së Financave, Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave për të ulur komisionet e përdorimit të terminaleve POS mes bankave të nivelit të dytë dhe tatimpaguesve.

Bizneset vijojnë të kenë ende komisione të larta për transaksionet që realizojnë me terminale POS. Duke qenë se komisioni për një transaksion varion nga 2%-3%, shumë biznese të vogla të cilat kanë një terminal POS, nuk e vënë në dispozicion të qytetarëve për pagesat me kartë nën 1500 lekë dhe të tjera për pagesa nën 300 lekë.

Ulja e komisioneve do të nxiste bizneset që të instalonin edhe më shumë terminale POS nga sa janë aktualisht, duke krijuar kështu më shumë mundësi për qytetarët që të kryejnë pagesat me kartë dhe të eleminohet përdorimi i parasë fizike.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Shkurt Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë duke fituar pikë nga dje teksa e ka nisur ditën në rritje sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat