7,901 shqiptarë u kthyen nga Evropa në 2024 - Ndryshon profili i emigracionit. Kthimet e shtetasve për arsye ligjore apo deportimi, në rënie
Gjatë vitit të kaluar rezultojnë të jenë kthyer më pak shqiptarë nga vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave nga Profili Vjetor i Migracionit, numri i shtetasve shqiptarë të kthyer në Shqipëri në 2024 ishte 7,901 rreth 4% më pak se në 2023, ku totali i shqiptarëve të kthyer ishte 8,224.
Kthimet e këtyre shtetasve shqiptarë, shpesh të deportuar ose të kthyer për arsye ligjore, kanë pasur një prirje të qëndrueshme, por në ulje gjatë dy viteve të fundit.
Kjo mund të lidhet me ndryshimet në politikat migratore të vendeve pritëse, përmirësimin e kontrolleve kufitare ose edhe me zvogëlimin e flukseve të migracionit nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së dhe zonës Shengen. Shumica e kthimeve janë rezultat i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera për operacione të përbashkëta riatdhesimi.
Përqindja e meshkujve të kthyer është jashtëzakonisht e lartë, duke përbërë rreth 95% të totalit, ndërsa femrat përbëjnë vetëm 5%. Kjo përputhet me tendencat botërore të migracionit, ku burrat janë më të përfshirë në migrim, sidomos në ato lloje të migracionit që përfshijnë kthime ose deportime.
Konkretisht, nga 7,901 shtetas shqiptarë të kthyer në vitin 2024, rreth 7,521 ishin meshkuj, ndërsa vetëm 380 ishin femra.
Shqipëria ende mbart një potencial të lartë emigrator. Gjatë viteve të fundit vërehet një ndryshim i rëndësishëm në profilin e emigracionit të shqiptarëve jashtë vendit, duke nisur që nga preferencat e vendeve të destinacionit, por edhe faktorët ekonomikë dhe socialë që ndikojnë në lëvizjet migratore.

Vera mbaroi, por “bregdeti” në krizë për punonjës - AKPA: Në ditët e para të shtatorit, mbi 20 kërkesa për staf shërbimi
Edhe pse sezoni turistik ka hyrë në javët e tij të fundit dhe flukset e turistëve kanë filluar të bien ndjeshëm, baret dhe restorantet në zonat bregdetare......

Gratë punojnë, burrat drejtojnë agrobizneset - Trendi po ndryshon, rritet ambicia e gjinisë femërore për të menaxhuar
Bujqësia konsiderohet burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë rurale në Shqipëri. Por tradicionalisht gratë kanë qenë të diskriminuara në këtë sektor,......

Nga krimi në shërbim të grupeve vulnerabil/ AAPSK prezanton projektin “PUBLIK” – Një hapësirë arti dhe edukimi në një pronë të konfiskuar
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) shpall hapjen e projektit “PUBLIK”, një iniciativë e veçantë që shndërron një......

Kryeministri i ri francez përballet me protesta masive - Lecornu merr detyrën mes thirrjeve për bllokimin e rrugëve, aeroporteve
Kryeministri i ri i Francës, Sébastien Lecornu, po përballet me një krizë të menjëhershme politike dhe shoqërore, pasi protesta të mëdha janë paralajmëruar......

“Protestat e dhunshme, ndikim në ekonominë serbe” - Ministri i Financave: Investitorët po largohen, qytetarët shpenzojnë më pak
Skenat e dhunshme në Serbi gjatë dhjetë muajve të fundit kanë pasur një ndikim "jo të vogël" në ekonominë kombëtare, deklraoi Ministri serb i Financave,......

Nga karburanti, drejt së gjelbrës - Janar-Gusht 2025, rritet me 78% numri i mjeteve elektrike
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të përdorimit të mjeteve green. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën me dije se për......

Central “gjigand” eolik në Tropojë - Detajet e projektit 1.2 mld euro, 100 turbina ere me kapacitet 636 MW
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë pritet të ndërtohet në Tropojë, sipas deklaratave të një dite më parë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

‘Bujqësia 2030’/ Denaj: Tre instrumente financimi për fermerët, agropërpunuesit dhe agroturizmin!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi se fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit kanë tashmë akses......