79 mln euro euro mbështetetje për energjinë - Kozeli: Grante për 8000 familje, shtojmë stacionet e karikimit për makinat elektrike
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese miratoi projektligjin për Programin operacional shumëvjeçar për energjinë në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), që ka një vlerë prej 79 mln euro.
“Si program është në një vlerë totale prej 79 mln euro, nga të cilat 50 mln janë donacion nga Bashkimi Evropian dhe 29 mln janë bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, - bëri me dije Ami Kozeli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Financimi parashikon disa fusha mbështetjeje, që përfshijnë eficiencën e energjisë në ndërtesa, infrastrukturën e karkimit të makinave elektrike apo përmirësimin e eficiencës së energjisë në kompanitë e ujësjellësve.
“Fusha e parë është energjia e rinovueshme dhe eficienca e energjisë ku ne synojmë përmirësimin e eficiencës së energjisë në ndërtesat publike të 4 bashkive të përzgjedhura. Programi përfshin instalimin e paneleve fotovoltaike dhe kolektorëve diellorë, si dhe parashikohet që do jenë 8000 familje përfituese nga skema grantesh për sisteme të ngjashme. Fusha e dytë është infrastruktura për automjetet elektrike. Do të realizohet instalimi i 130 stacioneve të karikimit të shpejtë në akset kryesore. Fusha e tretë është ajo e eficiencës së energjisë në sektorin e ujit, ku objektivi është rritja e eficiencës së energjisë dhe ulja e emetimeve në 7 ndërmarrje të ujësjellës – kanalizime”, - tha Kozeli.
Periudha e ekzekutimit të marrëveshjes financiare do të fillojë me hyrjen në fuqi të saj dhe do të përfundojë 12 vjet pas kësaj date.
Mendimi juaj

Bizneset, 47 mln euro borxhe vetëm në Maj - Apeli i tatimeve: Shlyeni detyrimet, ose do të gjobiteni
Bizneset kanë rritut vlerën e detyrimeve tatimore të papaguara në kohë. Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një......

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë përfiton më shumë kjo zonë nga projekti?
Ish-Blloku, i kufizuar në rrugët kryesore si rruga “Ibrahim Rrugova”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII” dhe “Sami Frashëri” dikur një zonë e rezervuar për......

Britania forcon kapacitetet ushtarake - 1.5 miliardë paund për të ndërtuar gjashtë fabrika armësh
Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 1.5 miliardë paund për ndërtimin e gjashtë fabrikave të municioneve dhe energjisë, duke synuar "dekurajimin e......

Investimet në ndërtim orientohen drejt turizmit/ Më pak leje për banesa, por rritet numri dhe vlera për hotelet
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar përmes ndryshimeve të theksuara, të diktuara nga zhvillimet ekonomike dhe......

Linjat ajrore globale ulin parashikimin e fitimeve - Tensionet tregtare dhe problemet e furnizimit do të rrisin kostot
Linjat ajrore globale ulën parashikimin kyç për fitimet e industrisë në vitin 2025, duke fajësuar tensionet tregtare dhe rënien e besimit të konsumatorëve.......

Kush është presidenti i sapozgjedhur i Polonisë, Karol Nawrocki?!
Kandidati konservator mundi liberalin Rafał Trzaskowski me një diferencë të ngushtë prej 50.89% të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën.......

Shqiptarët, të parët për roaming me BE - Raporti i RCC: Brenda rajonit, shpenzojmë më pak minuta dhe internet
Shqiptarët janë të parët në rajon për sa i përket minutave dhe internetit që shpenzojnë me Roaming kur udhëtojnë në një nga vendet e Bashkimit Evropian.......

“Kriptot mund të dëmtojnë besimin te bankat” - BQE paralajmëron për rreziqet mbi sistemin financiar tradicional
Zyrtari i Bankës Qendrore Evropiane dhe Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, bëri thirrje për monitorim të afërt të rreziqeve të reputacionit me......