7.9 mld euro për modernizimin e transportit - Draft strategjia 2026-2030, rrugë e hekurudha për integrimin në rrjetin evropian

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planin e Veprimit 2030, një dokument që përcakton drejtimin e zhvillimit të sektorit për periudhën 2026–2030.
Sipas dokumentit, strategjia synon modernizimin e sistemit të transportit dhe integrimin e tij me rrjetin evropian TEN-T, duke u fokusuar në një sistem më të qëndrueshëm, inteligjent dhe të sigurt. Por për realizimin e këtij vizioni kërkohet një volum i madh investimesh, me një kosto totale që arrin në rreth 7.9 mld euro për periudhën 2026–2030. Këto fonde lidhen kryesisht me zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe me projektet që synojnë lidhjen me korridoret kryesore rajonale dhe evropiane. Financimi i kësaj pakete pritet të vijë nga një kombinim burimesh, ku përfshihen buxheti i shtetit, fondet e brendshme institucionale, si dhe mbështetja nga donatorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Dokumenti thekson se kostot janë indikative dhe mund të ndryshojnë në varësi të ecurisë së projekteve, ndërsa disa prej tyre do të shtrihen përtej vitit 2030.
Dokumenti përcakton një sërë objektivash strategjikë që synojnë transformimin e sektorit. Ndër më kryesorët janë: Përafrimi i plotë i legjislacionit të transportit me atë të Bashkimit Evropian dhe zbatimi efektiv i tij deri në vitin 2030, si një kusht kyç për avancimin në procesin e integrimit evropian, Zhvillimi i infrastrukturës dhe përfundimi i rrjeteve prioritare, në veçanti integrimi në rrjetin TEN-T, për të përmirësuar lidhshmërinë kombëtare dhe ndërkufitare, si dhe promovimi i një sistemi transporti të qëndrueshëm dhe me emetime të ulëta, përmes dekarbonizimit, përdorimit të energjive alternative dhe nxitjes së transportit multimodal.
Po ashtu, synohet rritja e sigurisë në të gjitha mënyrat e transportit dhe garantimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, për të siguruar zbatim më efikas të politikave.
Një tjetër objektiv është edhe digjitalizimi i shërbimeve dhe zhvillimi i sistemeve inteligjente të transportit, si dhe rritja e rezistencës së infrastrukturës ndaj ndryshimeve klimatike.
Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Cerdeiro
Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim prezantimi me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për......
Kryeministri Edi Rama në Romë, takim me kryeministren Meloni për forcimin e bashkëpunimit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur një vizitë zyrtare në Romë, ku u prit me ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë, Giorgia......
Ekspozitë me krijime të zyrtarëve të policisë në “PUBLIK Galeri” - Modeli i ri i ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara nga AAPSK
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi sot inaugurimin e ekspozitës “Creatio Ex Ordine” me punimet e katër......
“Porti i Ri i Durrësit, nyje strategjike rajonale” - Karakaçi: Kompania e huaj u tërhoq nga gara për shkak të rritjes së kostove
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interpelance në Kuvend, ka sqaruar asryet pse kompania e vetme në garë është tërhequr.......
Investitorët “shtyjnë “interesat e bonove për poshtë - Mbikërkesa në ankand ul yield-et, ndërsa siguria mbetet prioritet për tregun
Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......
Ndryshojnë rregullat për deklarimin e cash-it në kufi - Doganat mund të bllokojnë edhe shuma nën 10 mijë euro, masa e gjobave
Qytetarët që lëvizin në pikat kufitare me para cash në vlera mbi 10 mijë euro do të përballen me kontrolle më të rrepta, përtej detyrimit që kanë për ti......
Ndryshojnë rregullat për shtetasit e huaj - Leje të reja pune dhe kriter page, synohet formalizimi
Rregullorja e ndryshuar për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Shqipëri është botuar në Fletoren Zyrtare. Këto ndryshime sjellin jo vetëm......
Reklamat online në Shqipëri, Instagrami kryeson tregun/ Meta dominon ndjeshëm, ndërsa LinkedIn dhe X shënojnë rritje
Në fund të vitit 2025, tregu i reklamave në rrjetet sociale në Shqipëri u udhëhoq nga platformat e Meta-s, me Facebook dhe Instagram si kanalet kryesore për......


