7.8 milionë euro do t’u shpërndahen fermerëve/ 3202 aplikime për kompensimin e TVSH-së, kryeson Fieri
Afro 7.8 milionë euro është shuma që do të marrin fermerët në llogaritë e tyre bankare si kompensim i 10 % të faturave të dorëzuara në administratën tatimore.
Ndërsa aplikimet për përfitim kanë nisur nga data 1 Korrik, sipas të dhënave të administratës tatimore, deri në 4 Gusht rezultojnë 3202 fermerë që kanë aplikuar për të përfituar kompensimin 10 % mbi faturat e shitjeve të produkteve bujqësore për periudhën nga janari në qershor.
Ndërsa vlera totale potenciale e kompensimit që mund të përfitojnë fermerët për shitjet e 6-mujorit të parë llogaritet në 13.8 milionë euro.
Sa i takon numrit të aplikimeve sipas Drejtorive Rajonale Tatimore, fluksi më i lartë i përket Fierit, me 1631 aplikime, ndjekur nga Berati me 930 aplikime, Elbasani me 264 aplikime, Shkodra 2018 aplikime, më pas renditet Korça, Dibra, Durrësi, Gjirokastra, Saranda, Lezha dhe në fund janë Vlora dhe Tirana, secila me 3 aplikime.
Administrata Tatimore nëpërmjet një udhëzuesi praktik informon fermerët e regjistruar mbi procedurën e aplikimit, duke i nxitur ata që të marrin mbrapsht paratë që u takojnë.
Sipas administratës tatimore përfitues do të jenë vetëm fermerët e regjistruar si prodhues bujqësor pranë tatimeve, që nuk janë të regjistruar për TVSH-në dhe që kanë një nipt aktiv.
Sipas tatimeve, aplikimi bëhet me 5 hapa kryesorë. Fillimisht fermeri identifikohet në llogarinë personale eFiling me NIPT -in dhe fjalëkalimin dhe pastaj shkon tek menuja “Çështjet e mia”
Pasi sigurohet që fillimisht të ketë plotësuar të dhënat e llogarisë bankare ne menune “Detajet e Bankës”, klikon në hapësirën çështjet e mia .
Në hapësirën çështjet duhet të zgjedhë opsionin “Krijo një Çështje të Re” dhe “Kërkesë për rimbursim të fermerëve”.
Më pas fermerët duhet të plotësojnë formularin, në të cilin zgjidhim faturat që duan të përfshijnë dhe llogarinë bankare ku duan të marrin paratë.
Sistemi llogarit vetë shumën totale dhe kompensimin 10%.
Aplikimi përfundon duke klikuar tek "Dorëzo Kërkesën ". Më pas fermerit i jepet mundësia të ndjekë në vijimësi statusin e kërkesës, dhe përgjigja gjendet te menuja “ Të dorëzuara ”. Me kërkesë të Administratës Tatimore fermerëve mund tu kërkohet që të bashkëngjisin dokumente shtesë sipas informacionit të kërkuar.
Pasi bëhet dorëzimi i kërkesës, ajo kalon automatikisht në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar fermeri, më pas kryhet verifikimi i të dhënave sipas kritereve ligjore të skemës. Kryhet trajtimi procedurial i çështjes dhe në fund fermeri merr përgjigje Aprovuar, ose Refuzuar tek menuja “Të dorëzuara”.
Referua të dhënave të tatimeve në 5 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, rezultojnë 25% më shumë blerës me TVSH që po blejnë produkte nga fermerët; 24% më shumë fermerë po shesin produktet e tyre te blerësit me TVSH dhe 19% rritje e vlerës së transaksioneve të realizuara.
3,580 legalizime të miratuara në korrik/ ASHK: Vendimet mbërrijnë direkt në e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik janë miratuar gjithsej 3,580 vendime legalizimi, duke vijuar procesin e pajisjes së......
Mbi 2 milionë ton mallra të përpunuara në 6 muaj/ Eksportet në Portin e Durrësit shënojnë rritje prej 39%
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se mbi 2 milionë ton mallra janë përpunuar në Portin e Durrësit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke......
Zgjerimi i nxjerrjes së naftës/ Albpetrol kërkon investitor për vendburimin Gorisht-Kocul, afati i aplikimeve deri më 2 nëntor
Shoqëria shtetërore Albpetrol ka hapur zyrtarisht garën për përzgjedhjen e një kompanie që do të zhvillojë dhe prodhojë hidrokarbure në vendburimin ekzistues......
Zjarret po “djegin” edhe ekonominë evropiane/ Dëmet kalojnë 3 miliardë euro. Hiri mbulon thuajse 5 milionë hektarë
Kostoja ekonomike nga zjarret dhe valët e të nxehtit që kanë goditur Evropën ka arritur tashmë në mbi 3 miliardë euro. Pothuajse 5 milionë hektarë janë......
“IA, mundësi jetike për ekonomitë në zhvillim”/ Banka Botërore: Do arrijnë në një dekadë atë që mund të kërkonte një shekull
Inteligjenca artificiale (IA) u mundëson vendeve në zhvillim të arrijnë brenda një dekade atë që, në kushte normale, do të kërkonte një shekull, nëse......
Korriku, rekord i nxehtësisë në Francë/ Temperatura mesatare në të gjithë vendin arriti në 24.9 gradë Celsius
Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Francë që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në vitin 1900, tha agjencia kombëtare e motit......
Punime në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton kufizime të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se më 6 dhe 7 gusht 2026 do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Durrës–Tiranë, në......
Industria e mbrojtjes, ministri Ermal Nufi zhvillon takim me homologun italian Guido Crosetto në Romë
Romë, Itali, 4 Gusht 2026 - Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë, z. Guido......

