77,7 milionë lekë për rrugën “Selitë e Vjetër” - Bashkia Tiranë hap garën, parashikohet ndërhyrje e plotë infrastrukturore

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës “Selitë e Vjetër” në kryeqytet. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit i parashikuar për realizimin e këtij investimi është 77 milionë e 714 mijë lekë.
Referuar dokumentit, rruga “Selitë e Vjetër” ndodhet në mungesë të plotë të infrastrukturës rrugore. Segmenti ka një gjatësi prej rreth 1.1 kilometrash dhe gjerësi që varion nga 3 deri në 5 metra, ndërsa shtrihet në një terren kodrinor.
Gjithashtu theksohet se, ndërhyrja nuk do të kufizohet vetëm në asfaltimin e rrugës, por do të përfshijë një sërë punimesh infrastrukturore që synojnë transformimin e plotë të zones. Investimi është konceptuar për të krijuar standarde bashkëkohore të infrastrukturës urbane, duke përfshirë sistemimin e trupit të rrugës, ndërtimin e trotuareve, vendosjen e ndriçimit publik, si dhe ndërtimin e rrjeteve të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza.
Ndërkohë, gjatë fazës së hartimit të projekt-zbatimit u është kushtuar vëmendje e veçantë integrimit të të gjithë elementëve të nevojshëm të infrastrukturës. Qëllimi kryesor i ndërhyrjes është sistemimi i bllokut të banimit dhe krijimi i kushteve më të mira për komunitetin që jeton në këtë zonë, përmes një infrastrukture moderne dhe funksionale
Një nga ndërhyrjet kryesore do të jetë zgjerimi i trasesë së rrugës në një gjerësi mesatare prej rreth 5 metrash. Në kuadër të investimit, do të realizohen ndërhyrje në të gjitha shtresat rrugore, duke nisur nga nënbaza deri te shtresat asfaltike, për të garantuar qëndrueshmërinë e aksit. Gjithashtu, do të ndërtohet edhe rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, si dhe do të vendosen puseta dhe tuba shkarkimi për menaxhimin e ujërave sipërfaqësore.
Investimi do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës për banorët, përmes shtrimit të rrugës sipas standardeve dhe ndërtimit të infrastrukturës mbështetëse, theksohet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
“Furnizimet me energji, të pasigurta nga lufta” - Paralajmërimi i krerëve të FMN, Bankës Botërore, OBT
Krerët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Tregtisë paralajmëruan se lufta në......
Evropa mbetet prapa SHBA në përvetësimin e IA - 43% e të anketuarve amerikanë e përdorin në punën e tyre. 32% në Evropë
Sipas një studimi të ri, Evropa mund të jetë më e ngadaltë në përvetësimin e inteligjencës artificiale (IA) sesa Shtetet e Bashkuara për shkak të mënyrës se......
IA direkt në kompjuterët personalë - Kompania Nvidia lançon çipin e ri RTX Spark
Nvidia zbuloi një çip të ri që vendos aftësitë e inteligjencës artificiale direkt në laptopë dhe kompjuterë, i cili do të dorëzohet këtë vjeshtë dhe sipas......
Tregu global i smartfonëve, rënie rekord vjetore - Kriza e çipave përkeqësohet, ndikuar nga lufta në Iran
Tregu global i telefonave inteligjentë po shkon drejt tkurrjes më të madhe vjetore të regjistruar ndonjëherë, me dërgesat që parashikohet të bien me 13.9%......
1 Qershori: Mbrojtja e fëmijëve nis edhe nga mbrojtja e të dhënave të tyre personale
Me rastin e 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale uron të......
''Albanian Digital Solutions'', Rama: Kapitull i ri për të ardhmen digjitale
Prezantimin e një kompanie të re publike, “Albanian Digital Solutions”, kryeministri Rama e cilëson si fazën e re të transformimit dixhital të shtetit......
''Udhërrëfyesi Kombëtar 2030''/ Rama: Përcakton objektiva konkrete për zhvillimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka miratuar ''Udhërrëfyesin Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030'', dokument strategjik që......
Rama: Shqipëria hap zyrtarisht fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE
Kryeministri Rama e cilësoi fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave me BE, si momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se vendi ka hyrë......



