Shqipëria Postuar më 30 Maj 2026, 10:59

“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF, riafirmon partneritetin strategjik me BE

Nga Alida Lula

“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF,

Shqipëria vijon të bëjë hapa të rëndësishëm përpara në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, një mekanizëm kyç i Bashkimit Evropian që mbështet reformat strukturore, rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës së misionit monitorues të Programit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, platformë financiare e krijuar nga Bashkimi Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët dypalësh, me qëllim financimin dhe mbështetjen e projekteve prioritare në infrastrukturë, energji, mjedis, transport, digjitalizim dhe zhvillim social në vendet e Ballkanit Perëndimor, është riafirmuar partneriteti strategjik me BE. 

Falë Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si dhe mbështetjes së ofruar përmes WBIF, për periudhën raportuese nga dhjetori 2024 deri në qershor 2025, Shqipëria ka përfituar mbi 76 milionë euro mbështetje buxhetore. Këto fonde, së bashku me grantet për projekte strategjike në vlerën e 381 mln eurove, të cilat janë në zbatim, po kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ministri i Finacave Petrit Malaj, thekson se investimet e mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare po ndihmojnë në modernizimin e infrastrukturës, forcimin e sektorëve strategjikë dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe komunitetet lokale.

Shqipëria thekson Malaj, mbetet plotësisht e angazhuar për të përshpejtuar procedurat, për të garantuar zbatim më eficient, transparent dhe në kohë të projekteve, si dhe për të siguruar që çdo investim të sjellë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për zhvillimin e vendit. 

Në partneritet me Bashkimin Evropian, po vijohet për arritjen e objektivave për një Shqipëri më të zhvilluar, më konkurruese dhe plotësisht të integruar në familjen evropiane. Kapacitet financiare për investime zhviillimore gjatë dekadës së fundit janë dyfishuar me një mesatare prej rreth 440 mln euro në vit. 

“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF,

“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF,

“76.2 mln euro përfitim si mbështetje buxhetore”/ WBIF,

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat