Shqipëria Postuar më 3 Prill 2026, 10:53

7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur

Nga Fabjona Pasho

7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara -

Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hedhur për konsultim publik një projektvendim për Planin Kombëtar të Veprimit 2026-2030, që synon ta zhvendosë qasjen nga ndihma financiare drejt përfshirjes së plotë në jetën ekonomike dhe shoqërore.

Për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2026-2030, është parashikuar një kosto totale prej mbi 7.6 miliardë lekësh. Sipas relacionit shoqërues, 79 për qind e financimit pritet të mbulohet nga buxheti i shtetit, 2 për qind nga donatorët dhe burime të tjera, ndërsa 19 për qind mbetet ende hendek financiar.

Synohet një transformim rrënjësor, I cii pritet të shkojë nga një model që fokusohet kryesisht te pagesat, drejt një modeli që nxit jetesën e pavarur, aftësimin profesional, punësimin dhe pjesëmarrjen reale në komunitet.

Plani parashikon tetë fusha prioritare, nga aksesueshmëria dhe drejtësia, te arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale dhe punësimi, duke I lidhur këto me nevojën për më shumë përfshirje ekonomike dhe më pak varësi nga skemat passive të mbështetjes.

Edhe pse në vitet e fundit janë bërë hapa përpara në kuadrin ligjor dhe institucional, sfida kryesore mbetet hendeku mes të drejtave të njohura në ligj dhe zbatimit të tyre në praktikë. Pikërisht për këtë arsye, plani i ri vendos theksin te mekanizmat konkretë të zbatimit, kordinimi ndërinstitucional, monitorimi dhe financimi, me synimin që përfshirja e personave me aftësi të kufizuara të mos mbetet një premtim formal, por të përkthehet në mundësi reale për arsim, punë, shërbime dhe jetë të pavarur. Ky plan vjen si zbatim I kërkesave të Bashkimit Europian në procesin e integrimi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat