7.24 mld lekë për forcat ushtarake përgjatë 2024 - Për paga ose shërbime, mesatarisht një ushtarak përfitoi 1.8 milionë lekë
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar raportin e monitorimit për vitin e kaluar, ku sipas të dhënave rezulton se janë shpenzuar rreth 7.24 miliardë lekë për personelin e forcave ushtarake. Kjo shumë përfaqëson 16% të buxhetit total të akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024.
Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve është alokuar për pagat e personelit të forcave tokësore, që numëron 2,333 ushtarakë, me një kosto totale prej 3.16 miliardë lekë. Pas forcave tokësore, renditen forcat ajrore, me një buxhet prej 1.76 miliardë lekë për 680 personel, forcat detare, me shpenzime në vlerën e 1.26 miliardë lekë për 681 ushtarakë.
Kontingjenti ushtarak në misione paqeruajtëse jashtë vendit, që përbëhet nga 266 ushtarakë, me një kosto totale prej 1.06 miliardë lekë.
Mesatarisht, për paga dhe shërbime të tjera, janë shpenzuar rreth 1.8 milionë lekë për personel, pavarësisht nëse ata i përkasin forcave tokësore, ajrore apo detare.
Nga ana tjetër, realizimi i fondeve buxhetore për vitin 2024 për kategorinë e shpenzimeve korrente ka arritur në 84% të planit, ndërsa produktet e investimit kanë realizuar vetëm 62% të buxhetit të parashikuar. Ky nivel i ulët realizimi në shpenzimet korrente është rezultat i realizimit të pamjaftueshëm të fondit të shpërndarë në formën e transfertave të kushtëzuara për bashkitë, që synojnë dëmshpërblimin e shtetasve të prekur nga fatkeqësitë natyrore, si dhe marrjen e masave parandaluese.
Fondet e miratuara për vitin 2024 për programin “Emergjencat Civile” përbëjnë rreth 11% të buxhetit fillestar të Ministrisë së Mbrojtjes, rishikuar në ulje përgjatë vitit duke arritur nivelin 8% të buxhetit me ndryshime, dhe shpenzohen për realizimin e objektivave si ndërhyrje të ofruara në rast tërmeti, ndërhyrje të ofruara në raste përmbytjesh dhe ndërhyrje në raste zjarri të ofruara.
Sondazh

Dëmshpërblimi i aksidenteve, bie me 3.7% - AMF: Kompanitë e sigurimit paguan më pak dëme në tremujorin e parë
Në tre muajt e parë të 2025, kompanitë e sigurimit kanë paguar më pak dëme. Rreth 1.9 miliardë lekë është shuma e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit......

Skechers shitet për 9,4 miliardë USD - Vendimi i kompanisë vjen për shkak të tarifave të larta të SHBA-së
Kompania Skechers ka rënë dakord të shitet te 3G Capital për 9.42 miliardë dollarë në blerjen më të madhe të industrisë së atleteve deri më sot, duke dalë......

“Përmbyllëm rindërtimin pas tërmetit” - Rama, në Fushë Krujë: PS vjen tek ju me kokën lart
Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ka kërkuar banorëve të Fushë Krujës mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh......

“Tarifat e barnave, humbje për amerikanët” - Industria farmaceutike paralajmëron për pasojat e masave të Trump
Amerikanët do të vuajnë më shumë nëse Donald Trump vendos tarifa për importet e produkteve farmaceutike, pasi ilaçet do të bëhen më të shtrenjta dhe të......

Mbi 46 miliardë lekë për skemën e sigurimeve - Vitin e kaluar 15 mijë ish-punonjës të nëntokës përfituan 1 miliard lekë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar raportin e monitorimit për 12-mujorin e vitit 2024, ku jepet një pasqyrë e plotë mbi arritjet......

SHBA, efekti “Trump” rrit importet farmaceutike - Prodhuesit e ilaçeve shtojnë furnizimet për të shmangur tarifat e mundshme
Importet farmaceutike në SHBA u rritën në muajin mars, ndërsa prodhuesit e ilaçeve u furnizuan me mallra përpara tarifave të mundshme të SHBA-së për......

India sulmon Pakistanin - Tensionet përshkallëzohen pas vrasjeve në Kashmir muajin e kaluar
India njoftoi se forcat e saj të armatosura kishin kryer sulme kundër Pakistanit dhe atyre që i quan Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani, duke synuar......

Sa e rëndë është barra e kredisë për bizneset? - Vrojtimi i BSH: Në segmentin e vogël dhe të mesëm, kostoja e huasë është zbutur
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, bizneset e vogla rezultojnë me më pak kredi të marra nga bankat, ndërkohë që huamarrja te bizneset e mesme ka rezultuar disi......