720 mln euro u paguan si tatim nga pagat në 10 muaj - Nga 1 Janari rritet paga minimale dhe hyn në fuqi indeksimi

Vetëm për muajin Tetor, qytetarët shqiptarë kanë paguar 6.3 miliardë lekë apo 65 milionë euro si tatim mbi të ardhurat që kanë krijuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, kjo vlerë ka pasur një rritje progresive dhe është në nivel rekord nëse do ta krahasojmë me muajin Tetor të dekadës së fundit. Ndërsa në raport me Tetor 2015, ku të ardhurat nga ky zë ishin vetëm 25 milionë euro, ka thuajse një trefishim.
Ndërkohë, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën Janar-Tetor 2025, janë në shumën 69.6 miliardë lekë apo rreth 720 milionë euro, ose 25% më shumë se periudha Janar-Tetor 2024.
Po ashtu edhe në 10 mujor, ka pasur një kapërcim nga viti në vit i të ardhurave nga ky zë, duke arritur në nivel rekord të kësaj dekade.
Sipas administratës tatimeve, rritja e të ardhurave nga sigurimet dhe TAP në vitin 2025 tregon se bizneset po reflektojnë për formalizim dhe për t’iu përgjigjur detyrimit ligjor.
Ndikim në perfomancë ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që në fazën e parë, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre. Ndërsa fushata vijoi edhe më pas me një raund të dytë tek ato biznese që nuk kishin reaguar.
Nga ana tjetër vendosja e pagave të referencës në turizëm përgjatë këtij vitit, duket se ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e pagesave të deklaruara nga ana e bizneseve në këtë sektor në sezon, duke sjellë kështu dhe rritje të detyrimeve të paguara.
Përgjatë dy viteve të fundit është ndërmarrë edhe reforma e rritjes së pagave në administratën publike ku paga mesatare kaloi nivelin e 900 eurove, duke bërë që edhe tatimi i paguar mbi pagën që punonjësit marrin të jetë më i lartë.
Ndërkaq, pritet perfomancë edhe më pozitive në këtë drejtim gjatë vitit të ardhshëm, duke qenë se paga minimale rritet në 500 mijë lekë dhe do të futet në fuqi skema e indeksimit të pagave për disa sektorë në nivelin 2.5 %. Të hyrat nga Tatimi mbi të ardhurat personale përfshin edhe të ardhurat mbi qiratë apo mbi interesat. Por peshën më të rëndësishme e zënë ato nga pagat.
Financimi për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike - 4 burime për gjetjen e 9.1 mld USD, nga buxheti te PPP-të dhe obligacioni i gjelbër
Teksa Plani Kombëtar i Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026–2036 kërkon 9.8 mld USD ndërhyrje, ndërsa hendeku financiar arrin në 9.1 mld USD, në......
Shëndetësia “kalon” komisionin - Miratohet buxheti nen për nen. Rrëzohen amendamentet e opozitës për rritje fondi
Në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale është diskutuar mbi projektbuxhetin 2026, përpara miratimit nen për nen. Opozita,......
Më pak polakë, por ata që vijnë kalojnë më shumë netë/ Polonia, një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri
Edhe këtë vit shanset që të jeni hasur më një polak/e në rrugë në një nga ditët e vitit janë të larta edhe pse numri hyrjeve nga ky vend kanë rënë. Në total,......
Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? - Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve në Shkodër, Mat dhe Shijak
Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10......
Ulet numri i lejeve të ndërtimit, por rritet sipërfaqja/ Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të zhvillimit me 93 leje
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për tremujorin e tretë të vitit, ku vërehet një zhvillim i dyfishtë në sektorin e ndërtimit.......
Si do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? - Platformat nën “lupë”, ligji i ri ndalon operimin pa autorizim nga AMF dhe BSH
Shqipëria po hedh një hap vendimtar drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, përmes një projektligji të ri që përkufizon për herë të parë mënyrën se si......
Serbia, pranë blerjes së aksioneve të NIS? - Qeveria planifikon 1.4 miliardë euro për sigurinë energjetike
Serbia planifikon të ndajë rreth 1.4 miliardë euro për të blerë asete financiare të paspecifikuara, në mënyrë që të sigurojë stabilitetin energjetik,......
Shqipëria, për herë të parë me një ligj për kripto-asetet - Transpozim i plotë i rregullores së BE. Më shumë siguri për investitorët
Tregu i kripto-aseteve do të rregullohet për herë të parë me një ligj të veçantë në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka publikuar një......


