Shqipëria Postuar më 6 Qershor 2025, 11:01

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP

Nga SCAN TV

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten

Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe zërit të tatimit mbi të ardhurat personale.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve,  të ardhurat nga kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për periudhën janar-maj 2025, janë rritur me 3 miliard lekë më shumë se plani ose 4.52% më shumë, ndërsa krahasuar me faktin e vitit të kaluar, rritja është 7.7 miliard lekë më shumë, ose 12.1%. Konkretisht në 5 muaj nga ky zë janë mbledhur 71 miliardë lekë apo 710 milionë euro.

Ndërsa vetëm në muajin Maj 2025, kontribute rezultojnë me rritje +8.2% ndaj planit dhe +1.5 miliardë lekë në raport me Maj 224.

Rritja progresive e të ardhurave nga kontributet reflekton reformën e rritjes së  pagave të ndërmarrë në dy vitet e fundit nga qeveria dhe dhe atë kundër nëndeklarimi të tyre.

Po ashtu,  Tatimi mbi të Ardhurat Personale regjistroi 4.5 miliard lekë më shumë se plani për 5 mujorin 2025, ose 15.33% më shumë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024, rritja është 7 miliard lekë, ose 26.26% më shumë. Në total nga tatimi mbi të ardhurat janë arkëtuar 34.1 miliardë lekë apo 341 milionë euro për 5-mujorin e parë të vitit.

Në Maj 2025 TAP rezulton me rritje +17.2% ndaj planit dhe 1 miliardë lekë në raport me Maj 2024.

Po ashtu edhe në këtë zë ka ndikuar antiinformaliteti dhe rritja e pagave si në sektorin shtetëror dhe atë privat. Ndërkohë që edhe ulja e pragut të deklarimit të DIVA-s në 1.2 milionë lekë si dhe pagesa e detyrimit që rrjedh prej saj nga të punësuarit dhe të dypunësuarit në vend, duke se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat