Shqipëria Postuar më 19 Nëntor 2025, 10:51

“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i ashpër me Mahmood: Zhgënjyese nga një laburiste

Nga Fabjona Pasho

“700 familje shqiptare do dëbohen nga Britania” - Rama, i

Deklarata e ministres së Brendshme britanike Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare ka zhgënjyer kryeministrin Rama. Ai e akuzon ministren laburiste se po riprodhon retorikën e së djathtës populiste ekstreme.

“Mjaft zhgënjyese të dëgjosh Ministren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar,
ShabanaMahmood, të përmendë “rreth 700 familje shqiptare” që jetojnë në akomodim të financuar nga taksapaguesit pas refuzimit të kërkesave për azil, si justifikim për rifillimin e kthimeve familjare.

Si mundet një Ministre e Brendshme laburiste të përsërisë kaq keq retorikën e së djathtës populiste ekstreme  dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit, pikërisht në një moment kur Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë ndërtuar një nga partneritetet më të suksesshme në Europë për migracionin e paligjshëm”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më tej, kreu i qeverisë thekson se shqiptarët janë konbtribues në ekonominë britanike.

“Të jemi gjithashtu të qartë: shqiptarët janë kontribues neto në ekonominë britanike dhe numri i shqiptarëve që marrin përfitime sociale në MB është shumë i ulët krahasuar me komunitetet e tjera. T’i veçosh ata vazhdimisht nuk është politikë, por është një ushtrim shqetësues dhe i pahijshëm demagogjie.

Shqipëria është, dhe synon të mbetet, një nga aleatët më aktivë të MB-së në kontrollin më të gjerë të migracionit në Ballkan. Mbretëria e Bashkuar duhet të kërkojë mënyra për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë në të gjitha çështjet e sigurisë nga mbrojtja te mbrojtja e kufijve në vend që t’i përdorë shqiptarët vazhdimisht si kurban”, vijon Rama në reagimin e tij.

Kryeministri e mbyll reagimin e tij duke thënë se politikat zyrtare nuk duhet të udhëhiqen kurrë nga stereotipet etnike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat