70 milionë euro nga taksa e pasurisë - Rriten të ardhurat për bashkitë, dyfishim krahasuar me vitin 2015

Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në bazë të vlerës së pronës.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se në 10 muajt e parë të këtij viti, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar afro 7 miliardë lekë apo 70 milionë euro, me një rritje progresive nga viti në vit, duke bërë që të arrihet shifra më e lartë e dekadës së fundit për këtë periudhë. Në raport me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar.
Krahasuar me periudhën janar-tetor 2024, taksa mbi ndërtesat që ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, rezulton të jetë me rritje me rreth 383 milionë lekë apo afro 3.4 milionë euro. në përqindje të ardhurat krahasuar me një vit më parë janë 5.5 për qind më të larta, por në raport me planin për periudhën janë 3 % me të ulëta apo 2.1 milionë euro më pak.
Nevoja për më shumë të ardhura dhe domosdoshmëria për të shlyer stokun e detyrimeve të prapambetura, i ka bërë që bashkitë t’i japin më shumë vëmendje vjeljes së taksës mbi ndërtesat ndonëse ende nuk ka nisur aplikimi i saj sipas vlerës së tregut.
Ndikim në këtë perfomancë ka pasur rritja e sipërfaqeve ndërtimore, zhvillimi që ka marrë ky sektor kryesisht në zonat bregdetare si dhe rritja e numrit të transaksioneve. Peshën më të madhe në mbledhjen e kësaj takse e ka Bashkia Tiranë, ndjekur nga bashkitë në zonat bregdetare dhe njësitë e tjera të mëdha.
Qeveria parashikon që të mbledhë të ardhura shtesë nga taksa e pasurisë në vitin 2026, të cilat do të gjenerohen për shkak të bërjes funksionale të kadastrës fiskale që do të shërbejë për mbledhjen më efikase të taksës së ndërtesës.
Nga ana tjetër së fundi është hedhur për konsultim edhe projektligji që përcakton metodologjinë e re të taksimit të ndërtesave, i cili pritet që me hyrjen ne fuqi të ndikojë në këtë perfomancë si dhe pritet të miratohet vendimi ri që përcakton taksën që do të aplikohet.
Numri i njësive pronësore të taksueshme në Shqipëri është 797 mijë, nga të cilat 412 mijë janë të kompletuara me informacion.
“Reformim i Agjencisë për Pyjet dhe Zonat e Mbrojtura” - Rama: Dronë, fidanishte dhe IA kundër zjarreve
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë”, ku theksoi rëndësinë e një modeli të administrimit unik të pyjeve dhe zonave të mbrojtura,......
Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur kostot, turistët kërkojnë dëmshpërblim
Prej disa ditësh, protestat masive të fermerëve në Greqi me traktorë në akse kombëtare dhe pika kalimi kanë sjellë bllokime të përsëritura rrugësh dhe të......
Produktet e importit po i blejmë më lirë/ Çmimet u ulën me 0.5%, me uljen më të madhe në sektorin e energjisë
Statistikat e tremujorit të tretë të vitit tregojnë një rënie të lehtë të çmimeve të importit, duke sinjalizuar se produktet e huaja po blihen më lirë......
Shesim më shtrenjtë në tregun vendas sesa jashtë/ Çmimet e prodhimit ngadalësohet tremujor mbi trem, ujorpor
Të dhënat e tremujorit të tretë 2025 tregojnë një panoramë të balancuar të çmimeve të prodhimit në vend rritje të lehta në disa sektorë kyç, por edhe ulje në......
Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret/ Deri në vitin 2050, vetëm 1.4 persona në moshë pune do të mbështesin çdo pensionist
Vitet e fundit, me rënien e ritmeve të shtimit të popullsisë dhe me problematikat e tregut të punës në shumë shtete, është vënë re një vështirësi në raportin......
Putin takon Kryeministrin Modi në Indi - Synon zgjerimin e tregtisë dypalëshe në 100 miliardë USD deri në 2030
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kryeministri indian Narendra Modi zhvilluan bisedime në samitin e Nju Delhit. Modi theksoi se India mbështet përpjekjet për......
Mungesa e fondeve për përshtatjen ndaj klimës - Transporti kryeson listën, vetëm turizmi nuk ka boshllëqe
Vendi ynë përballet me një hendek të madh financiar për përballimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas draft-Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj......
Çfarë presim nga taksa e pronës? - Xhepa: Efekte të forta në tregun e pasurive të paluajtshme
Zbatimi i reformës së taksimit të pronave nga viti 2028 për ndërtesat dhe 2030 për truallin, konsiderohet si një masë që do të ndikojë ndjeshëm në......





