7 subjekte nuk mund të pezullohen nga detyra me urdhër gjykate - Manja prezanton ndryshimin në Kodin Penal: Hetime mund të kryhen

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka prezantuar nismën ligjore lidhur me ndryshimet në nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale lidhur me ndalimin e pezullimit nga detyra të 7 subjekteve me vendim gjykate.
“Është një nismë që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2 të Kodit të Procedurës Penale. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka Kodi i Procedurës Penale dhe në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka Gjykata në caktimin e masave ndaluese që janë dy: pezullimi nga detyra, që është një masë gjyqësore që garanton hetimin, dhe ndalimin e ushtrimit të një veprimtarie të caktuar, që është përsëri një masë ndaluese, por që lidhet me dënimin, me vendimin përfundimtar që shqyrton gjykata. Ne propozojmë që në pikën 2 të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të jepet si masë pezullimi e ushtrimit të funksionit. Ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv/kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, tha Manja.
Manja tha se me këtë ndryshim nuk preken dispozitat kushtetuese, ndërsa shtoi se subjektet mund të hetohen dhe të ndiqen penalisht.
“Ndërhyrja që ne propozojmë ka natyrë procedurale dhe nuk përbën zgjerim të imunitetit kushtetues. Ne me këtë ndryshim nuk po synojmë të zgjerojmë imunitetin kushtetues të zyrtarëve publik. Pra, ne nuk e prekim dispozitat kushtetuese që rregullojnë imunitetin dhe nuk shtojmë privilegje individuale me këtë ndryshim. Organi i akuzës e ruan të drejtën për të kryer hetime dhe ndjekje penale, gjykata ruan kompetencën për masa sigurimi personal. Por, ndryshimi synon një trajtim procedural të diferencuar për funksione të caktuara kushtetuese në mënyrë që ushtrimi i tyre të mos pengohet duke respektuar parimin e propocionalitetit dhe balancën institucional. Ky ndryshim që ne propozojmë nuk ndërhyn në kompetencat e pushtetit gjyqësor, nuk e kufizon juridiksionin penal, por harmonizon ushtrimin e funksioneve kushtetuese me procesin penal. Është në harmoni të plotë me parimet kushtetuese, pavarësinë e prokurorisë dhe gjykatave. Projektligji nuk e cenon hetimin penal, ndjekjen penale dhe masat e sigurimit personal”, theksoi Manja.
Ndryshimet e propozuara u depozituan në Kuvend dhe mbajnë firmën e Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.
Sa kushton mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpisë? Nga divani, te kopshti. Një familje shqiptare shpenzon rreth 76 mijë lekë në vit
Vitet e fundit, shtëpia nuk shihet më vetëm si nevojë bazë, por si hapësirë ku investohet vazhdimisht. Në të kaluarën, shumë shtëpi shqiptare ishin të......
Albpetrol nxjerr 65 mijë ton naftë - Kompania shtetërore uli prodhimin me 5 mijë ton në 2025-ën
Rreth 65 mijë ton naftë u prodhua nga kompania publike e nxjerrjes të naftës Albpetrol gjatë vitit 2025, duke shënuar rënie me rreth 5 mijë ton në raport me......
Pezullimi i ministrave nga gjykatat, PS prezanton ndryshimet ligjore Rama: Nuk cënohet gjyqësori. Balluku ka dhënë tre herë dorëheqjen
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku u propozuan ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, pas pezullimit nga detyra të......
Tregtia e BE vijon të tkurret - Si rrjedhojë e tarifave amerikane dhe konkurrencës kineze
Suficiti tregtar i BE-së vazhdoi të tkurrej, ndërsa tarifat ndikuan mbi eksportet drejt SHBA-së dhe rritja e importeve kineze mbingarkoi prodhimin vendas,......
A po transformohen bizneset shqiptare? - Traditë tregtie drejt hapësirës për teknologji
Struktura e bizneseve të reja tregon shumë për modelin ekonomik të një vendi. Në rastin e Shqipërisë, të dhënat e vitit 2025 dhe fillimit të 2026 flasin për......
A përputhen çmimet e listimit me ato të shitjes në Tiranë? Pronat shiten mesatarisht 7% nën çmimin e kërkuar, me diferenca sipas ndërtimit
Në vitin 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë paraqet një diferencë të dukshme mes çmimit të shpallur në listim dhe çmimit përfundimtar të......
Mungesa e çipave rrit çmimet e telefonave inteligjentë - Analiza, teknologjia do të bëhet më e shtrenjtë këtë vit
Përfitimet e inteligjencës artificiale (IA) mund të kenë një kosto të lartë për konsumatorët. Kërkesa në rritje për çipa memorieje po rrit çmimin e......
Partia Socialiste prezanton ndryshimet ligjore që frenojnë GJKKO të pezullojë ministrat
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka prezantuar ndryshimet e propozuara ligjore, përmes së cilave synohet që të mos lejohen më gjykatat të pezullojnë......


