7 mijë automjete të vjetra çregjistohen përfundimisht - DPSHTRR: Drejt rrugëve më të sigurta dhe më pak ndotje

Në kuadër të masave për përmirësimin e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur, se gjatë periudhës janar- tetor të vitit 2025, janë larguar përfundimisht nga qarkullimi në të gjithë vendin 7.071 mjete.
Këto mjete janë çregjistruar përfundimisht, pasi nuk plotësonin standardet e sigurisë në qarkullim; nuk përmbushnin kushtet teknike të detyrueshme dhe paraqisnin shkallë të lartë amortizimi dhe konsumimi.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, mosha mesatare e flotës së çregjistruar është rreth 22 vjeç. Ky proces, është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit rrugor në vend, pasi ndikon në sigurinë në rrugë, si dhe ka ndikim pozitiv në mjedis, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen që shkaktohet nga automjetet e vjetra.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë është regjistruar një rritje prej 24% të numrit të testimeve teknike krahasuar me vitin 2023. Gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025 janë kryer gjithsej 268.999 testime teknike për mjetet në qarkullim.
Nga totali i mjeteve të testuara, automjetet personale përbëjnë shumicën me 86.2% , të ndjekura nga kamionët me 6.2 %, motomjetet me 4.9%, autobusët me 1.8%, ndërsa rimorkiot dhe mjetet e punës zënë përkatësisht 0.5 dhe 0.4 % të testimeve.
Kjo rritje tregon një ndërgjegjësim më të lartë të drejtuesve të mjeteve, si dhe një përmirësim në kontrollin teknik dhe monitorimin e automjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare.
Qeveria e SHBA-së, drejt rihapjes - Senati miraton projektligjin për t’i dhënë fund bllokimit
Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një kompromis për t’i dhënë fund bllokimit më të gjatë qeveritar në historinë e vendit. Prej javësh, kjo situatë......
Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Forcohet Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë nga një ditë më parë duke u blerë sot me 83.1 lekë dhe duke u shitur me 84.1 lekë sipas kursit të......
Policia evropiane kërkon ndihmën e “IA” - Burokracia po pengon përdorimin e teknologjisë për të luftuar krimin
Agjencia e Bashkimit Evropian për zbatimin e ligjit, Europol, po kërkon mënyra për të përshpejtuar përdorimin e inteligjencës artificiale në luftën kundër......
Pse Spanja po “refuzon” bukën? - Konsumi është tkurrur me 80% që nga viti 1960
Buka, shoqëruesja e pandashme e çdo vakti spanjoll, po zhduket nga tryezat me një ritëm shqetësues. Të dhënat janë të qarta. Në fillim të viteve 1960, çdo......
“Toka do të ngrohet me 2.8 gradë deri në vitin 2100” - Raporti i OKB: Vendet, larg përmbushjes së objektivave klimatikë
Toka rrezikon të ngrohet me 2.8 gradë Celsius deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa shtesë për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë, sipas......
Plani i BE, shkurtim drastik i kohës së udhëtimit me tren midis kryeqyteteve deri në 2040
Nga kryeqyteti në kryeqytet vetëm në pak orë: BE do të shpejtojë udhëtimin me tren brenda Evropës. Për ta arritur këtë, duhet të modernizohen rrjetet dhe të......
Një marrëveshje e re për zhvillimin e qëndrueshëm të ndërmarrjeve në Shqipëri!
Sot, AIDA dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për institucionalizimin e programit SCORE – që synon rritjen e......
Diskutimet për buxhetin 2026, Spiropali: Rijetëzim dhe fuqizim i diplomacisë ekonomike
Në 2026-tën, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, hyn në kapitullin e tij vendimtar. Kështu deklaroi Ministrja Elisa Spiropali nga Komisioni Parlamentar......





