69.917 aplikime për subvencione në bujqësi - Kush përfiton?/ Nis verifikimi i deklarimeve dhe plotësimi i dosjeve
69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025. Numri i aplikimeve ka pasur një rritje të lehtë në raport me një vit më parë, ku shifra ishte 69.858.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe janë mbyllur me 30 maj 2025 dhe sipas të dhënave të AZHBR, interesi me i lartë ka rezultuar për mbështetjen me naftë.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Mbështetje do të jepet për fermerët në formën e pagesave direkte në blegtori, bletari, fara-fidanë, bimë aromatiko- mjekësore, ferma organike, certifikimin Global GAP, dhe skemën e naftës.
Por cilat janë procedurat deri në disbursimin e fondeve? Pas aplikimit me vetëdeklarim në e-Albania, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt nga e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.
Ndër kriteret kryesore është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Nga ana tjetër, për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari, do të kryhet vereifikimi në terren. Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.
Këtë vit, fermerët do të përfitojnë pagesa cash për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi.
Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet financimit të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.
Mbi 67 mijë fermerë në të gjithë vendin kanë përfituar financim nga Skema e Subvencioneve në bujqësi përgjatë vitit 2024. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, tregojnë se janë disbursuar fondet konkretisht për 67,132 përfitues në total, nga të cilët 14,937 përfitues nga skema kombëtare si dhe 52,195 nga skema e subvencionimit e naftë për bujqësinë.

Zbulohen dy magazina me veshje të kontrabanduara - Arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim dy të tjerë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Në Rrugën e Arbërit janë zbuluar 2 magazina,......

Rikuperojnë valutat e huaja – Forcohet Dollari, Franga e Paundi!
Dollari amerikan ka ndryshuar trajektoren e tij këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës dhe është blerë sot me 85.5......

BE “godet” kompanitë ushqimore - Delivery Hero dhe Glovo gjobiten me 329 mln euro për shkelje të ligjeve
Kompania gjermane e ushqimit online Delivery Hero dhe njësia e saj spanjolle Glovo u gjobitën me 329 milionë euro (376 milionë dollarë) për pjesëmarrje në......

Forcat e Armatosura shtojnë njësinë e re, quhet Komanda Kibernetike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mori pjesë sot në ceremoninë e krijimit të Komandës së Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura. Nëpërmjet......

Sezoni veror - Kumbaro dhe Mazniku japin porositë për institucionet dhe bashkitë, fokus pastërtia dhe menaxhimi i bregdetit
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku dhanë mesazhe të rëndësishme për sezonin veror, në kuadër......

Hasani në vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me......

IA “kërcënon” profesionet e grave - Janë trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar nga teknologjia
Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të zëvendësohen ose të......

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet kërkojnë staf të paktën 2 herë në vit
Kamarierë dhe banakierë të paqëndrueshëm po detyrojnë baret dhe restorantet në Tiranë të publikojnë njoftime punësimi disa herë brenda vitit, shpesh për të......