Shqipëria Postuar më 6 Janar 2025, 11:00

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë - Hapet tenderi për ndërtimin e objektit modern

Nga Ernilda Luzi

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë -

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e një shkolle të re në rrugën “3 Dëshmorët”, në godinën e së cilës përfshihet arsimi 9-vjeçar, ai i mesëm dhe kopështi. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 694 milionë e 106 mijë lekë.

Sipas dokumentit të tenderit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, projekti do të konsistojë në projektimin e nje godine të re, për të zhvilluar ambientet e mësimdhënies për nxënës të arsimit te mesëm të lartë, gjithashtu dhe për arsimin parashkollor.

Shkolla është projektuar me 3 kate mbi tokë. Në katin përdhe do të pozicionohet administrata, salla e mësuesve, hapësirat ndihmëse (depo, mirëmbajtje, hapësira teknike) laboratorët, si dhe palestrën me ambientet e saj ndihmëse.

Në këtë kat janë të vendosura edhe 3 shkallë nga të cilat 2 përfundojnë deri në katin e dytë të shkollës, ku njëra nga shkallët shërben edhe si shkallë antizjarr, ndërsa shkalla e tretë është konceptuar në formën e një hapësire rekreative, ku studentët mund të qëndrojnë për çlodhje ose për të lexuar. Ndërkohë, në këtë kat shërbimet e tjera që i nevojiten janë dhe nyjet higjenosanitare.

Në katin +1 dallojmë klasat e mësimit, ambientin e psikologut. Gjithashtu, zhvillohet edhe pjesa e palestrës, si dhe pjesa e ballkonit për çlodhje.

Ndërsa, për përballimin e kapacitetit të numrit të nxënësve në zonë për shkollën e mesme të lartë tipi 4, parashikohen 21 klasa të zakonshme mësimi me kapacitet 30-32 nxënës dhe 4 laboratorë (kimie, bilogjie, fizike, informatike).

Numri i nxënësve për shkollën parashikohet të variojë midis 900-960.

Ndërkohë, për kopshtin janë konceptuar 6 klasa me kapacitet 24 fëmijë (klasa përfshin zonën e ngrënies, lojës, mësimit, fjetjes). Zyrat për psikolog, infermieri, administratë, kuzhinë si dhe mjediset ndihmëse për stafin. Kopshti ka kapacitet maksimal prej 144 fëmijësh.

Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është deri më date 05.02.2025.

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë - 694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë -

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë -

 

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......