Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2026, 10:32

6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga inxhinierët, te kamarierët. Punë për çdo nivel kualifikimi

Nga Ernilda Luzi

6,500 vende pune të lira në të gjithë vendin - Nga

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6,500 vende të lira pune të shpallura në portalin puna.gov.al.

Qindra pozicione pune në sektorë të ndryshëm janë të hapura për aplikim, duke krijuar mundësi punësimi për individë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale.

Sipas AKPA- së, mes vendeve të lira të punës përfshihen pozicione si ekonomist, menaxher, specialist komunikimi, inxhinier mekanik, zhvillues softuerësh, nëpunës zyre, inxhinier civil, nëpunës finance, drejtues në tregti dhe inxhinier i elektroteknologjisë.

Ndërkohë, kërkesa e tregut të punës mbetet e lartë edhe për profesione të tjera që nuk kërkojnë një nivel të lartë kualifikimi apo një diplomë universitare, ku renditen zanate e profesione, si punonjës pastrimi, punëtor ndërtimi, ndihmës-kuzhinier, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, kamarier, shitës në dyqane, shofer i mjeteve të rënda, kuzhinier dhe banakier.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë online në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë përmes portalit puna.gov.al, ku mund të konsultojnë ofertat e punës sipas profilit dhe kualifikimeve që zotërojnë.

Për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit të aplikimit, ofrohet asistencë pranë zyrave të punës në të gjithë vendin. Gjithashtu, të interesuarit mund të kontaktojnë institucionin përmes emailit ose WhatsApp-it për çdo informacion.

Portali i punësimit është një nga instrumentet kryesore për ndërmjetësimin mes punëkërkuesve dhe bizneseve, duke lehtësuar aksesin në mundësi të reja punësimi në sektorë të ndryshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat