Shqipëria Postuar më 25 Mars 2025, 13:13

64.5 mln euro për infrastrukturën dhe buxhetin e shtetit - Bashkimi Evropian miraton parafinancimet nga Plani i Rritjes Ekonomike

Nga Ledina Elezi

64.5 mln euro për infrastrukturën dhe buxhetin e shtetit - Bashkimi

Parafinancimet e Shqipërisë nga Plani i Rritjes Ekonomike të BE kapin vlerën e 64.5 milionë eurove. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi  parafinancimin e parashikuar në kuadër të Rritjes dhe Lehtesimit të Reformave për në BE.

Me këtë parafinancim, Shqipëria përfiton 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave të vendit. Parafinancimi i mbetur prej 34.5 milionë euro, në grante dhe hua koncesionare, do të injektohet drejtpërdrejt për investime në infrastrukturë.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri u shpreh se "Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes e ndihmon Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe për ta afruar ekonominë shqiptare me atë të Bashkimit Evropian përpara se Shqipëria të bëhet anëtare. Ne po e mbështesim Shqipërinë të konsolidojë shtetin e saj të së drejtës, të zhvillojë infrastrukturën e saj, ekonominë e saj të gjelbër, kapitalin e saj njerëzor dhe biznesin e saj privat. Evropa është këtu për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe kohezionin social të Shqipërisë”.

Ndërkohë, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka theksoi se kjo është një shenjë e qartë besimi nga BE në rrugën e reformave të Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Ne përqafojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet përpara, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen me zell të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian".

 

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video