636 miliardë euro gjenerohen nga konsumi 11 mujori/ Buxheti arkëton 89 milionë euro më shumë nga TVSH

Viti 2025 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të shpenzuar më shumë për produkte dhe shërbime përgjatë periudhës janar-nëntor 2025.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, është zëri me performancën më pozitive, pas tatimit mbi të ardhurat personale, në të hyrat tatimore në 11 mujor.
Konkretisht të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë miliardë lekë apo rreth 636 milionë euro.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë mbledhur afro 89 milionë euro më shumë, apo16.3% më shumë.
Po ashtu janë arkëtuar 23 milionë euro ose 3.7% më shumë se plani i periudhës Rimbursimet e dhëna për periudhën Janar – Nëntor 2025 janë në shumën 224 milionë euro.
Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë është rritja graduale e numrit të turistëve në vendin tonë, të cilët përpos interesit për zonat bregdetare, kanë pasur interes të shtuar për zonat historike dhe malore. Duke qenë se linjat ajrore low cost ofrojnë çmime të lira biletash, agjenci të ndryshme organizojnë udhëtime me gudia për turistët. Po ashtu edhe kushtet atmosferike kanë qenë favorizuese, duke bërë që turizmi të prodhojë konsum të lartë në të gjitha sezonet.
Ndërkaq, një faktor tjetër që ka ndikuar në këtë performancë pozitive të të ardhurave ka qenë dhe reforma e pagave në administratë, për një sërë kategorish që paguhen nga buxheti i shtetit, duke u dhënë kështu shumë mundësi qytetarëve për të shpenzuar. Kjo reformë ka vënë në lëvizje edhe sektorin privat duke nxitur në mënyrë indirekte rritje në paga, çka ka sjellë dhe konsum të shtuar.
Nga ana tjetër, një përqindje inflacioni më e stabilizuar përgjatë këtij viti është reflektuar në më shumë konsum.
3.6 mln euro për kufirin Shqipëri-Kosovë/ Ratifikim për fondin 2025 të BE-së, mjedisi dhe turizmi në fokus
Këshilli i Ministrave ka çuar për ratifikim në Kuvend marrëveshjen ndryshuese nr.1 të financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe......
Si e shohin shqiptarët situatën ekonomike? RCC: Shqipëria me perceptim më pak negativ se Maqedonia e Veriut dhe Serbia
Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e ekonomisë në Ballkanin Perëndimor mbetet dukshëm negativ. Të dhënat më të fundit të Balkan Barometer 2025 tregojnë se......
Pagesat në euro me AIPS ngadalësojnë ritmin - BSH: 357 mijë transaksione në 11 muaj, por nëntori sinjalizon frenim të aktivitetit
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë njohur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2025, duke e konsoliduar këtë mekanizëm si......
Fond Kombëtar për rehabilitimin e zonave minerare - Draft-Strategjia 2026-2024 kërkon ngritjen e hallkës që aktualisht mungon
Draft-Strategjia e Sektorit Minerar 2026–2040 evidenton një nga boshllëqet në administrimin e aktivitetit minerar në Shqipëri, që është mungesa e një Fondi......
Festat e fundvitit me kursime - Qytetarët: Do të shpenzojmë më pak se vitet e kaluara
Teksa afrohet ndërrimi i viteve, qytetarët përballen me çmime që nuk njohin ulje. Frutat dhe perimet, të domosdoshme për tryezën e Vitit të Ri, po blihen......
Shpërndahen 12 milionë euro për 61 bashki - Ulen borxhet e pushtetit vendor. Si do të shpërndahen fondet
61 bashkitë në vend do të përfitojnë përfitojnë 1.2 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro nga buxheti i shtetit, me qëllim shlyerjen e detyrimeve të......
Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët? RCC: Kosova dhe Mali i Zi udhëheqin fluksin. 52% nuk zgjodhën asnjë vend të Ballkanit
Udhëtimet janë kthyer në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të jetës së qytetarëve shqiptarë, veçanërisht në vitet e fundit, ku vihet re një rritje e......
Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante? - Çmimet nga Tirana, në zonat turistike dhe paketa e shërbimeve
Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në......





