624 ankesa për prokurime publike/ Janar-Korrik, 31.4 mln lekë arkëtime në buxhetin e shtetit
Në 7 muaj, nga procedurat tenderuese, buxheti i shtetit ka arkëtuar gjithsej 31.4 milionë lekë tarifa financiare në përfundim të shqyrtimit të procedurave të prokurimit.
Por si paraqitet situata me ankesat e operatorëve ekonomikë? Referuar të dhënave të buletinit mujor të Komisionit të Prokurimeve Publike, për muajin korrik janë adresuar 123 ankesa, çka tregon një rënie në 8 më pak krahasuar me qershorin. Ndërsa për 7 muaj, janë përllogaritur 624 ankesa në total.
Për t’u ndalur në ankesat sipas fazës së procesit në të cilën është paraqitur ankimimi, 64 ankesa janë adresuar për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 59 për vlerësim ofertash. Ndërsa, përsa i përket ankesave sipas llojit të kontratës, 11 janë për punë publike, 61 përmall dhe 51 për shërbime.
Nga ana tjetër, pushteti vendor si autoritet kontraktor ka një numër më të lartë të ankesave, duke regjistruar 41 të tilla, shoqëritë aksonare në 31, pushteti qëndror vetëm 25 ankesa si dhe autoritet kontraktor i pavarur 10 ankesa.
Por si paraqitet situata financiare përsa i përket profcedurave tenderuese?
Për t’u ndalur në tarifa financiare të arkëtuara si garanci për procedura prokurimi, në muajin korrik janë 16 milionë lekë, ndërsa në peirudhën 7 mujore, janë rreth 142 milionë lekë. Ndërkohë, tarifa financiare të kthyera ndaj Operatorëve Ekonomikë në përfundim të shqyrtimit për muajin korrik janë përllogaritur 12 milionë lekë, ndërsa për periudhën janar-korrik janë rreth 81.9 milionë lekë.

Greqia prezanton skemën e re tatimore/ Cilat shtresa përfitojnë më shumë nga masa e re e qeverisë?
Qeveria greke ka njoftuar një skemë të re tatimore që sjell përfitime për miliona tatimpagues, me shumën që ndryshon ndjeshëm në varësi të të ardhurave dhe......

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë dhe Greqinë/ Shkak, sfidat ekonomike të këtyre vendeve. Gjermania dhe Evropa Veriore, “magneti” i ri
Rreth 79% e emigrantëve shqiptarë jetojnë në Itali, Greqi dhe SHBA. Sipas të dhënave të raportuara nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore të Shqipërisë,......

Bie miti, të rinjtë po kërkojnë pronësinë mbi tokën! Mbi 81% e certifikatave në fshat janë në emër të burrave
Tradicionalisht, fshati është i “zotëruar” nga meshkujt dhe gratë kanë shumë pak apo aspak të drejta mbi tokën. Të dhënat historike nga fazat e hershme të......

“Park eolik në Tropojë, nga më të mëdhenjtë në Evropë”/ Balluku: Investim amerikan. Në 10 vite, 1000 km rrugë, 30 km tunele e më shumë 21 km ura
Një nga parqet më të mëdhenj eolikë në Evropë synohet të ndërtohet në Tropojë. Nga Konferenca e Ambasadorëve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,......

Sa kushton një GB internet në Shqipëri? Paguajmë më shumë se fqinjët, por i përballueshëm globalisht
Interneti është pjesë e pandarë e jetës së përditshme për shumë përdorues, duke u bërë i nevojshëm për funksione sociale dhe personale. Por si çdo gjë......

"Një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës” - Zv/kryeministrja Balluku: Do të vendoset në Tropojë, financohet nga kompani amerikane
Zhvillohet dita e dytë e konferencës së ambasadorëve, me temë “Prioritetet ekonomike të Shqipërisë dhe projektet kyçe”. Gjatë fjalës së saj......

Sa metër katror pyll kemi për çdo shqiptar? Thesari i gjelbër përfaqësonte rreth 60% të territorit në vitin 2024
Në vitin 2024, fondi pyjor dhe kullosor i vendit shtrihej në mbi 1.7 milionë hektarë, që përfaqësojnë 60% të territorit. Nga kjo sipërfaqe, rreth dy të......

Shkencëtarët krijojnë “super ushqim” për bletët - Suplementi i ri përmirëson ndjeshëm riprodhimin në koloni
Një studim i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit ka zhvilluar një suplement ushqimor të projektuar posaçërisht për bletët që mund të ndihmojë në......