617 mijë vizitorë në sitet kulturore në gjashtë muaj - Ministri Gonxhja: Vizitorët shtohen, por ritmi bie në qershor

Shqipëria vijon të mbetet një destinacion në rritje për turizmin kulturor. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, sitet kulturore në vend janë vizituar nga 617 mijë e 907 persona, një shifër që përfaqëson rritje me 89% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, 276.080 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë parqet arkeologjike, 192.567 muze dhe 149.260 kala e monumente kulturore, duke konfirmuar interesin në rritje për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Nga ana tjetër, pesë sitet më të vizituara gjatë kësaj periudhe janë Parku Kombëtar i Butrintit me 114.084 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës me 110.156 vizitorë, Parku Arkeologjik i Shkodrës me 84.472 vizitorë, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Krujë me 66.116 vizitorë dhe Parku Arkeologjik i Apollonisë me 65.832 vizitorë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhja shprehet se interesi për trashëgiminë kulturore shqiptare vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë, sipas tij, të dhënat më të fundit sinjalizojnë një ngadalësim të ritmit të rritjes gjatë muajit qershor, që lidhet drejtpërdrejt me periudhën e protestave në vend.
Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës janar- maj 2026, numri i vizitorëve u rrit me 9.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ndërsa vetëm për muajin qershor, rritja rezulton 4.8% në raport me qershorin e vitit të kaluar. Këto shifra reflektojnë një ngadalësim të trendit pozitiv. Ministri Gonxhja thekson se ritmi i rritjes ka rënë me 52% krahasuar me tendencën e muajve të parë të vitit.
Më tej, ministri nënvizon se në industrinë e turizmit, besimi, stabiliteti dhe perceptimi i sigurisë konsiderohen elementë kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e turistëve. Sipas tij, ruajtja e brandit turistik të vendit dhe mbështetja e industrisë së turizmit duhet të jenë një përgjegjësi e përbashkët, përtej interesave apo axhendave politike të momentit.
Gushti, temperatura mbi normalen! - Netë tropikale në vendet mesdhetare. Edhe Britania në 35 gradë
Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e kontinentit ka pasur......
Spanja thyen rekorde në turizëm - Por, një në tre spanjollë nuk mund të përballojë pushimet
Spanja pritet të thyejë rekorde të reja në turizëm këtë verë, por një në tre banorë nuk mund të përballojë të kalojë një javë larg shtëpisë me pushime. Midis......
Italia riaktivizon uljen e akcizës për karburantet - Nëse çmimet qendrojnë të larta, do të merren masa të tjera lehtësuese
Italia ka riaktivizuar uljen e përkohshme të akcizës për naftën, mes protestave të përhapura në shumë qytete, kundër kostove në rritje të energjisë dhe......
“5 dyqanet”, ulje deri në 30% për fruta-perimet/ Nju Jork, Mamdani njofton nismën për uljen e kostove të jetesës
Plani i kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, për të hapur një rrjet dyqanesh ushqimore në pronësi të bashkisë ka ngjallur reagime të forta. Kritikët......
“Tokat e paregjistruara frenojnë agroturizmin” - Këshilli i Investimeve: Të regjistrohen pronat shtetërore
Pasiguritë mbi pronësinë e tokës po kthehen në një nga pengesat kryesore për zhvillimin e agroturizmit në vend. Një raport i Këshillit të Investimeve......
Shqipëri-Kroaci, ministri Hoxha: Projekte të përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Pas takimit, ministri Hoxha,......
Marrëveshje ushtarake 302 mln $ me SHBA, Kuvendi e miratoi me 74 vota me procedurë të përshpejtuar
Kuvendi i Shqipërisë miratoi me procedurë të përshpejtuar me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen......
Autoriteti i Konkurrencës vendos masa ndaj Vodafone dhe One: Paketa më të lira për pensionistë e studentë
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur një sërë masash dhe detyrimesh ndaj Vodafone Albania dhe One Albania, pas përfundimit të hetimit të thelluar në tregun......

