570 milionë euro u shpenzuan për investime publike - Rishikimi i buxhetit, pritet rialokim fondesh për shpenzimet kapitale
Qeveria shqiptare ka disbursuar afro 56 miliardë lekë apo 570 milionë euro për investime publike përgjatë periudhës Janar-Tetor 2024.
Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shpenzimet kapitale kanë një mosrealizimin në raport me planin e periudhës në nivelin -30 për qind apo 24 miliardë lekë të pa shpenzuara. Ndërsa në raport me janar-tetor 2023, rezultojnë me rritje në 2.4 për qind.
Nëse do të bëjmë një krahasim të buxhetit të shpenzuar për investime në 10 mujor, në 5 vitet e fundit vihet re një luhatje e vazhdueshme.
Në 2020 shpenzimet kapitale për këtë periudhë regjistrohen në 57.1 miliardë lekë, duke pësuar rritje në 2021 në 58.2 miliardë lekë dhe nga 2022-shi janë luhatur në vlera 54-56 miliardë lekë. Ky 10 mujor nuk bën diferencë nga trendi i ndjekur në vitet e fundit sa i takon realizimit të shpenzimeve kapitale.
Shkak për disbursimin në ulje të fondeve janë shpesh procedurat e prokurimit që ndjekin institucionet të cilat marrin një kohë të konsiderueshme si dhe terrenet e vështira ku po realizohen projektet.
Me aktin normativ të miratuar në muajin Gusht, qeveria rriti financimin për shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë lekë që ishte në aktin normativ të muajit Shkurt, me një kapërcim prej 11%. Në raport me shifrën totale vjetore të shpenzimeve kapitale, deri më tani realizimi është në nivelin 37 %.
Tashmë, është bërë praktikë që qeveria rishikon sërish buxhetin në mbyllje të vitit për të bërë rialokime të nevojshme, duke marrë fonde nga projekte që kanë pasur ecuri të dobët, për ti çuar ato në projekte me perfomancë më të mirë, në mënyrë që të përfundojnë sa më shpejt.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri me dije se së shpejti do të ketë një tjetër akt normativ për rishikimin e buxhetit 2024, ku do të ndahet bonusi i pranverës për pensionistët si dhe mund të ketë sërish rishikime në zërin e investimeve kapitale.
Shumica e buxhetit të shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Si dhe vijon financimi për projektin e rindërtimit, zë në të cilën u shtuan sërish fonde me aktin e fundit normativ.
Sondazh

Turistët rritën me 14% tregtinë e shërbimeve - BSH: Sektori i transportit fitoi 59 mln euro më shumë
Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e tretë me një balancë prej 1,5 miliardë eurosh. Kjo......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.55 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 10-mujorit të parë këtij viti, në......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Hapet tenderi, vlera e investimit përllogaritet në 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kompanitë e interesuara do të mund të dorëzojnë......

“BE, fonde qindra miliarda euro brenda një viti” - Komisioneri i mbrojtjes thekson nevojën për investime në sektorin ushtarak
Evropa duhet të gjejë mënyrën brenda vitit të ardhshëm për të financuar qindra miliarda euro shpenzime shtesë ushtarake për t'u mbrojtur kundër çdo sulmi nga......

Kërkesa për kredi, më e lartë se mesatarja rajonale/ Raporti i BEI: Rritja e huadhënies në Shqipëri shtrëngoi kushtet e ofertës së bankave
Rezultatet e anketës së Huadhënies për Europën Qëndrore, Lindore dhe Juglindore publikuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) tregojnë se në gjashtë......

Fondet e investimit, në ditët më të mira - AMF: Rritet me 11.8% numri i anëtarëve. Vlera neto e aseteve arrin në 55 mld lekë
Numri i anëtarëve në fondet e investimeve ka pësuar një rritje me 11.8% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, deri në shtator të këtij viti numërohen......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rënie pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 93.7 lekë sipas kursit të......

Vendosen çmimet e reja të banesave në treg - Rishikohet bregdeti! Cilat bashki kanë rritjen më të lartë?
Qeveria ka miratuar çmimet e reja mesatare të shit-blerjes së banesave në treg, sipas zonave kadastrale për 61 bashkitë në vend, të cilat rezultojnë me......