560 mijë vizitorë të huaj në janar - Kumbaro: Rreth 14,5% më shumë se viti i kaluar. Shqipëria, me turizëm gjithëvjetor
Gjatë muajit janar, në Shqipëri kanë ardhur gjithsej 560 mijë vizitorë të huaj. Në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rritje me 14,5% e numrit të vizitorëve ose gati 3 herë më shumë se 4 vite më parë.
Sipas Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, më shumë se gjysmë milioni vizitorë të huaj vetëm në muajin e parë të vitit, tregojnë se Shqipëria e ka lënë pas turizmin sezonal dhe ka konsoliduar një kapitull të ri në turizmin e qëndrueshëm ku po vizitohet nëpër bujtina, shtigje malore, ngjitje majash, qytete historike, muze e kështjella, ndërsa në katër vitet e ardhshme do të jetë kampione e Ballkanit në këtë industri.
Në 2024, Shqipëria përjetoi një boom turistik, boom i cili duket se do të vazhdojë edhe gjatë 2025-ës. Vitin e shkuar, numri i vizitorëve të huaj arriti në 11.7 milionë, një rritje me 15.2% vlerësuar me vitin 2023.
Edhe mbërritjet ndërkombëtare të turistëve kanë pasur një rritje me 80%, duke tejkaluar kështu destinacione të njohura si Arabia Saudite, Egjipti, Japonia, apo Turqia. Viti 2024 shënoi një rritje të konsiderueshme të turistëve nga Evropa Perëndimore, si Italia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.
Edhe në buxhetin e 2025, turizmit i është kushtuar një vëmendje më e madhe, teksa ka një rritje me 306 milionë lekë, ose 7.9% në krahasim me buxhetin e vitit 2024.
Sondazh

Tërheqje masive të shufrave të arit! - Pse depoja e dytë më e madhe e arit në botë po përballet me këtë fenomen?
Kërcënimet tarifore të Presidentit Donald Trump kanë krijuar një kërkesë kaq të fortë për arin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar, saqë tregtarët po......

Zgjatet afati i huasë 400 mln euro me BQE - Banka e Shqipërisë: Siguri rezervë në rast krizash financiare
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka zgjatur afatin e huasë së kolateralizuar në Euro (REPO) me Bankën e Shqipërisë deri në 31 janar 2027, me të njëjtat kushte......

Ankesat për mbifaturim energjie - Tarifimi me 2 kategori, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE
Teksa tarifimi me 2 kategori i energjisë elektrike mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentët familjarë kanë të......

Trump ‘godet’ sërish: Revokon aksesin e Biden në informacionin e klasifikuar amerikan!
Presidenti Donald Trump tha të premten se ai po i hiqte aksesin e ish-presidentit Joe Biden në informacionin e klasifikuar duke revokuar lejen e tij të......

Eksportet rriten, prodhimi industrial bie - E ardhmja, e pasigurt për ekonominë gjermane
Eksportet gjermane u rritën në dhjetor, ndërsa prodhimi industrial ra më shumë se sa pritej, duke reflektuar një perspektivë të pasigurt për ekonominë më të......

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë - 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë
Nesër në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda territorit të......

Cilat vende të BE-së kanë rritjen më të lartë dhe më të ulët të pagës minimale?!
Rumania, Lituania, Bullgaria dhe Polonia kanë regjistruar normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së pagës minimale në BE midis janarit 2015 dhe......

Plani i qeverisë për ullishtat - Drafti/ Nuk lejohet prerja në zonat që zhvillohen, vetëm zhvendosje
Qeveria po merr masa për ruajtjen e fondit të rrënjëve të ullirit nëpërmjet mekanizmit të zhvendosjes së tyre në rastet kur bazuar në instrumentet e......