Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2024, 11:46

550 mln euro për hekurudhat - Buxheti 2025 rritet me 75 mln euro, projektet që financohen

Nga Ola Mitre

550 mln euro për hekurudhat - Buxheti 2025 rritet me 75 mln euro, projektet

Buxheti për sektorin hekurudhor do të pësojë rritje me 75 mln euro gjatë vitit 2025. Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend financimi arrin në 550 mln euro, nga 475 mln euro që ishte këtë vit.

Pjesa dërrmuese e fondeve janë financim i huaj, duke përfshirë grantet dhe kreditë. Në total investimet me financim të huaj arrijë në rreth 500 mln euro, nga të cilat 150 mln euro janë grante nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvilllim apo Banka Evropiane e Investimeve. 

Në total janë 3 projekte që do të financohen, ndonëse janë ndarë në 6 zëra të ndryshme.

Projekti i parë është linja hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas, duke përfshirë ndërtimin e godinave të stacioneve dhe elektrifikimin e saj, me një vlerë prej rreth 350 mln euro.

Një tjetër projekt hekurudhor ështtë hekurudha Vorë – Hani I Hotit, për të cilin janë akorduar 100 mln euro.  Ndërkohë që, projekti I tretë është "Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë, me 50 mln euro.

Ndërkaq, përmes financimit të brendshëm është akorduar vlera e nevojshme për mbulimin e TVSH-së, sipas kontrate të kredive të lidhura për 2 projektet e para. Referuar ecurisë së punimeve, Hekurudha Shqiptare ka deklaruar se punimet për rehabilitimin e linjës Tiranë – Durrës – Rinas pritet të përfundojnë vitin që vjen.

Po ashtu, pritet të fillojnë ounimet për linjës Vorë – Hani i Hotit, ndërsa në fazë më pak të avancuar për linja nga Durrësi në Rrogozhinë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Nëntor

Malaj: Bujqësia, sektori më i financuar

Sektori i bujqësisë nuk financohet siç duhet. Kemi bërë një vlerësim të të gjithë sektorit në 10 vjeçarin e fundit dhe rezulton se bujqësia është sektori që......

Shqipëria 5 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 89.8 lekë dhe duke u shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me ditën e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat