53.4 mln lekë për furnizimin 24 orë me ujë në Kamëz - Depo e re dhe sistem pastrimi në Bovillë për rritjen e cilësisë

Ujësjellës-Kanalizime Kamëz ka shpallur hapjen e garës për projektimin e linjës së re të transmetimit të ujit nga Bovilla drejt zonës së Bathores, si dhe ndërtimin e një stacioni të pastrimit të infiltrimit dhe një depoje të re uji. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit është 53 milion e 414 mijë lekë.
Projekti parashikon furnizimin me ujë në zonën e Bathores, një pjesë të Kamzës, Paskuqanit dhe Babrroit, një territor që shtrihet në rreth 22 km². Përmes sistemit të ri të pastrimit, infiltrimit dhe linjës së re të transmetimit, synohet që këto zona të sigurojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, 24 orë në ditë.
Po ashtu, do të ndërtohet edhe një depo e re uji, për të rritur kapacitetet e depozitimit dhe për të përballuar kërkesat në rritje, si dhe parashikohet ndërtimi i sistemit të ndriçimit dhe monitorimit me kamera në stacionin Bovillë. Sipas dokumentit, projekti i ri do të hartohet për një perspektivë 25-vjeçare, duke synuar përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së ujit, si dhe uljen e humbjeve në rrjet.
Aktualisht, rrjeti ekzistues, i amortizuar prej rreth 50 vitesh shfaq humbje të konsiderueshme: rreth 40% nga rrjedhjet dhe 25% nga lidhjet e paligjshme, ndërsa ndërhyrjet e pakontrolluara në tubacione shkaktojnë herë pas here turbullira dhe përkeqësim të cilësisë së ujit. Këto probleme, të kombinuara me presionin e ulët dhe oraret e kufizuara të furnizimit, kanë shtyrë shumë familje të hapin puse individuale, një praktikë e pasigurt si në aspektin teknik, ashtu edhe në cilësinë bakteriologjike të ujit.
Sipas dokumentit, depot aktuale nuk arrijnë të mbulojnë nevojat e popullsisë për furnizim 24-orësh, duke bërë që aktualisht uji të jepet vetëm 4-8 orë në ditë. Analizat e kryera nga UKK tregojnë se uji ka nevojë për përpunim shtesë për të arritur normat e lejuara.
Me ndërtimin e linjës së re, pritet që banorët e Kamzës, Bathores, Paskuqanit dhe Babrroit të marrin furnizim cilësor dhe 24- orësh me ujë të pijshëm.
Lojërat e fatit, shteti humb 120 milionë euro - Mungojnë 11 akte nënligjore, duhet të ishin miratuar brenda 1 tetorit 2024
Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë......
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat - Rrugët e vendit prej tre ditësh të bllokuara
Protestat në Greqi po përshkallëzohen, me fermerët që kanë ngritur postblloqe të reja në autostrada dhe dogana, ndërsa deklarojnë vendosmërinë e tyre se nuk......
Kina furnizon botën me makina ndotëse - “Pastron” vendin nga karburanti fosil pas boom-it të mjeteve elektrike
Industria e automjeteve elektrike në Kinë kapi gjysmën e tregut të saj të brendshëm vetëm në pak vite, duke ulur shitjet e automjeteve me benzinë nga......
Problemet e sigurisë rrugore - Komuniteti i Transportit: Shqipëria dhe rajoni përmirësim, por jo në standardet e BE
Numri i viktimave në aksidentet rrugore në Ballkanin Perëndimor ra me 2.9% gjatë vitit 2024, por ritmi i përmirësimit mbetet poshtë objektivave të vendosura......
Rikuperojnë Dollari dhe Euro - Sa këmbehen sot monedhat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me......
Fondet për ndryshimet klimatike, në rrezik! - Sipas ekspertëve, BE mund t’i kanalizojë në projekte të energjisë së ndotur
Komisioni Evropian ka njoftuar një listë prej 235 projektesh ndërkufitare të energjisë që rrezikojnë të zgjasin përdorimin e lëndëve djegëse fosile edhe pse......
Rusia eksportoi më pak gaz natyror - Ndikuan sanksionet amerikane dhe evropiane
Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në janar-nëntor, tregojnë të dhënat Eksportet e gazit natyror të lëngshëm të Rusisë ranë me 2% në......
Marrëveshje farmaceutike me tarifa zero - Britania e Madhe dhe SHBA bien dakord pas muajsh tensionesh
Britania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje që eliminonte tarifat për produktet farmaceutike të Mbretërisë së Bashkuar të......





