Shqipëria Postuar më 2 Mars 2026, 12:33

52.5% e autoriteteve publike, me transparencë të lartë- Raporti/ 32 institucione në vend “nuk kalojnë klasën”

Nga Elisabeta Dosku

52.5% e autoriteteve publike, me transparencë të lartë- Raporti/

Më shumë se gjysma e institucioneve publike në vend vlerësohen me transparence të lartë ndaj qytetarëve. 

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përfunduar për të gjashtin vit radhazi procesin e monitorimit të transparencës proaktive të autoriteteve publike në Republikën e Shqipërisë. 

Në përfundim të monitorimit rezulton se mbi numrin e përgjithshëm prej 284 Autoritete Publike të monitoruara gjatë vitit 2025, rezutlon se  me ngjyrë e gjelbër, apo e thënë ndryshe me nivel transparence të lartë rankohen 149 autoritete publike ose 52.5% e totalit.

Me ngjyrë e bardhë apo nivel transparence mesatare rezultojnë 102 autoritete publike ose 35.5% e totalit. Dhe me ngjyrë e verdhë, apo me nivel transparence të ulët listohen 32 autoritete publike ose 11.5% e totalit. Ngjyrë e kuqe, me nivel transparence minimale rezulton vetëm 1 autoritet publik ose 0.5% e totalit.

Nga krahasimi i statistikave të “Indekseve” për vitin 2025 dhe atë 2024, Zyra e Komisionerit konstaton se ka një përmirësim të transparencës proaktive të autoriteteve publike e cila reflektohet dhe tek numri i atyre të kategorizuara me transparencë proaktive të lartë nga 112 në 149 (+37 autoritete publike). Në kategorinë e Autoriteteve Publike të listuara me transparencë proaktive mesatare konstatohet një rënie e lehtë e numrit nga 111 në 102 (-9 autoritete publike). Për grupin e AP që janë kategorizuar me transparencë proaktive të ulët, shifrat flasin për një rritje të numrit nga 26 në 32 (+ 6 autoritete publike), ndërsa, në kategoria e fundit me transparencë proaktive minimale, shifrat flasin për një zbritje nga 2 në 1 (-1 autoritet publik).

Sipas raportit,  rritja e numrit të Autoriteteve Publike të monitoruara nga 251  në 284, e vlerësuar rritje 13%,  ashtu si edhe e treguesve nga 12 në 16, në thelb paraqesin një panoramë më të mirë përsa i përket transparencës proaktive.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat