51.100 startup-e, grant 300 milionë lekë - Hyn në fuqi skema e granteve mbështetëse
Agjencia Shtetërore për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Startup-eve dhe Lehtësuesve njoftoi në Komisionin e Ndihmës Shtetërore planin e ndihmës shtetërore për miratimin e kritereve që duhet të plotësojnë startup- et dhe lehtësuesit e startup-eve, si dhe të rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit.
Sipas dokumentit të publikuar në Fletoren Zyrtare, plani i ndihmës synon mbështetjen për zhvillimin e startup- eve shqiptare në funksion të zhvillimit të vendit dhe përparimit në fushat prioritare. Ky program do të stimulojë sipërmarrjen inovative dhe njësive mbështetëse, duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese.
Skema mundëson krijimin e një klime të favorshme për krijimin e startup- eve të reja, aftësimin dhe rrjetëzimin e themeluesve shqiptarë, duke sjellë përfshirjen, mbajtjen e talentit dhe burimeve njerëzore, rritjen e punësimit, lehtësimin dhe mbështetjen në aksesimin e burimeve financiare, nxitjen dhe futjen e inovacionit në sektorët ekonomikë.
Numri i përfituesve të skemës do të jetë 51100, kështu do të përfitojnë mbështetje me grant të gjithë ato ndërmarrje që janë të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik të startup-eve, që janë të pajisur me pasaportën përkatëse. Ndërkohë, vlera e ndihmës shtetërore për vitin 2025 është 300 milionë lekë në formën e grantit të drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit nga fondet e miratuara.
Sipas vendimit, plani i ndihmës do të zbatohet brenda vitit 2025.
Sondazh

Elbasan-Qafë Thanë e Unaza e Tiranës, 36 mln euro shtesë - Ndryshimet në buxhet/ Qeveria rishpërndan më shumë se 500 milionë euro
Përmes një akti normativ, në mbyllje të vitit, qeveria ka vendosur të rishpërndajë rreth 50 miliardë lekë apo 500 milionë euro mes zërave të shpenzimeve......

Kosova, pjesë e SEPA në 2025? - Vendi pritet të kursejë 55 milionë euro nga transfertat ndërkombëtare
Kosova pritet që vitin e ardhshëm të anëtarësohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Kosova dorëzoi paraaplikimin në SEPA më 14 tetor 2024, por një......

“Frenon” ekonomia britanike - Rriten shqetësimet për recesion në 2025
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk reflektoi asnjë përmirësim në tremujorin e tretë të vitit, me ritmin e rritjes tremujore të Prodhimit të Brendshëm......

Bo Bowling Tirana hap dyert në QTU-Një destinacion i ri i argëtimit familjar
Qendra tregtare QTU ka mirëpritur një qendër të re argëtimi të parën dhe të vetmen në Tiranë, BO Bowling. Për të kremtuar këtë moment të veçantë në QTU u......

Stuhia e borës sjell kaos në Ballkan - Probleme me trafikun, mbyllje shkollash dhe mijëra pa energji elektrike!
Një stuhi dëbore goditi Ballkanin të hënën, duke shkaktuar kaos trafiku, mbylljen e shkollave dhe duke lënë mijëra pa energji elektrike. Në Slloveni, moti i......

Çmimet e metaleve të baterive, në rënie të ndjeshme - Kërkesa e dobët në sektorin e automjeteve elektrike po pengon industrinë
Ky ka qenë një vit i vështirë në biznesin e metaleve të baterive. Çmimet e litiumit, nikelit dhe kobaltit ranë ndjeshëm në vitin 2023 dhe kanë vazhduar të......

Trump kërkon kontrollin e Kanalit të Panamasë - Presidenti i SHBA-së, i shqetësuar për tarifat e larta dhe ndikimin kinez
Presidenti i zgjedhur Donald Trump kërcënoi të rikthejë kontrollin e SHBA-së mbi Kanalin e Panamasë, duke akuzuar Panamanë për tarifa të tepërta gjatë......

Kroacia bllokon mandarina të tjera shqiptare - Ministria e Bujqësisë: Kemi marrë masa për rastet e para
Sistemi i alarmit RASFF në BE ka lëshuar përsëri njoftim më 20 dhjetor për ngarkesa të tjera me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria të cilat janë......