50 mln euro ndihmë nga BE për energjinë - Qeveria miraton programin shumëvjeçar, promovimi i energjisë së rinovueshme dhe eficiencës
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, për periudhën 2024 - 2027. Marrëveshja është lidhur në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), por teksti i plotë i saj nuk është publikuar ende.
Gjithsesi, referuar dokumentit të miratuar nga Komisioni Evropian në gusht të vitit që shkoi, vlera e financimit për periudhën 4-vjeçare parashikohet deri në 50 mln euro dhe do të disbursohet gradualisht përgjatë viteve. Sipas planit të detajuar, disbursimi duhej të kishte nisur në vitin 2024, por duke marrë në konsideratë vonesën e miratimit të marrëveshjes nga qeveria shqiptare, ai do të duhet të fillojë përgjatë këtij viti.
Sipas dokumentit për vitin 2025 parashikohet alokimi i 15 mln eurove, ndërsa nëse do i shtohet edhe vlera prej 4 mln euro e parashikuar për vitin që shkoi atëhere financimi shkon në 19 mln euro. Ndërkohë që, për vitin 2026 parashikohen financimi me 18 mln euro dhe për vitin 2027, me 13 mln euro.
Sipas dokumentit, objektivat e ndjekura nga plani shumëvjeçar i veprimit do të avancojnë axhendën e gjelbër në Shqipëri duke forcuar përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit, duke kontribuar në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke rritur elasticitetin dhe duke lehtësuar kalimin në një ekonomi me karbon të ulët.
Po ashtu, specifikohet se objektivi i aksionit është promovimi i energjisë së rinovueshme, eficiencës së energjisë dhe mbrojtja e mjedisit në Shqipëri.
Sondazh

Njihen vitet e punës para ‘94, si të aplikoni për pension? - Llogaritja/Përfitimi për individët sipas ndërmarrjeve ku kanë punuar
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Si mundet BE-ja të kursejë 2.5 trilionë euro në faturat e energjisë deri në vitin 2040?!
47 milionë njerëz në shtetet anëtare të BE-së jetojnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se ata nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Plus,......

Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Dollari amerikan. Rikuperon pikë edhe Paundi!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

"Europa është formuar për të prishur SHBA-në" - Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së!
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të tij të dytë të mërkurën, ku u zotua të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit......

Kërcënime tarifore edhe për bakrin? Trump nis hetimet për importet e tij ndërsa tensionet tregtare globale nxehen!
Bakri mund të jetë metali i fundit që mund të ndikohet nga kërcënimet tarifore të presidentit amerikan Donald Trump. Trump ka nisur një hetim mbi importet e......

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës/ Vendimet e qeverisë: Mbi 402 milionë lekë për shpronësimet!
Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe shpronësimet për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga......

Vendimet e qeverisë/ Emërohet Kryetari i Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura
Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Gerta Lubonjën, në detyrën e Kryetares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të......