50 mln euro investim në HEC-in e Fierzës - Bilali: Ndërhyrjet mundësojnë 30 vjet operim shtesë për hidrocentralin

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme elektroenergjetike në vend.
Huaja do të merret nga KfW-ja gjermane, ndërsa financimi shtrihet mbi marrëveshjen e mëparshme të vitit 2022, që përmbante huanë origjinale të KfW-së dhe grante shoqëruese.
“Këto ndërhyrje do të kontribuojnë në zgjatjen e jetës së impiantit për të paktën 30 vjet dhe në rritjen e efikasitetit të tij të përgjithshëm, në përputhje me strategjitë kombëtare për energji të qëndrueshme”, - tha Edona Bilali, zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kostot e ndërhyrjes shkojnë mbi 50 mln euro, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Ato përfshijnë komponentë shtesë elektromekanikë, përmirësimin e sistemeve të monitorimit në kohë reale dhe optimizimin e pajisjeve për një efikasitet më të lartë operativ.
Ndërkaq, mungesa e ndërhyrjeve të plota deri më tani ka sjellë pasoja të konsiderueshme. Sipas të dhënave të përfshira në relacionin shoqërues, kapaciteti i prodhimit të hidrocentralit është reduktuar me rreth 4% në vit, përkatësisht një humbje prej 53,123 gWh në vit, që përkthehet në një humbje të të ardhurave prej rreth 2.656 milion eurosh për sektorin elektroenergjetik.
Hapet për qarkullimin rruga Prrenjas-Librazhd
Në orët e mesditës është hapur për qarkullimin rruga që lidh Prrenjasin me Librazhdin dhe më tej me zonën juglindore të vendit. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, u......
“Transparencë në burimet e financimit të partive” - Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin në BE
Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi......
Ministria e Jashtme: Shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të Lindjes së Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e......
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri? - Shoqata e Hidrokarbureve: Shtrenjtim 20 lekë/litër brenda 2 ditëve
Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së......
A do të vijojë rritja e çmimit të banesave? Kërkesa mbetet e qëndrueshme për shkak të migrimit dhe “boom”-it të turizmit
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ndikohet nga një kombinim faktorësh demografikë dhe......
Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana synon të bëhet qendër rajonale e teknologjisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me......
Deklarata e re për bizneset, kush duhet ta plotësojë? - Deklarohen të ardhurat personale. Rimbursim për fëmijët, afati deri më 31 mars
Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi deklarohen përmes deklaratës së re TAPB (Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi) e cila......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë me 82.2 lekë dhe është shitur me......


