50 mijë mjete nuk kalojnë kontrollin teknik/ DPSHTRR: 5.333 makina të vjetra u çregjistruan në 8 muaj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.
Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete, nga të cilat 86.5% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Gjithashtu, 6.2% përbehen nga kamionë; 4.2% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkjo; 1.7% autobusë, si dhe 0.4% përbëhen nga mjete ndërtimi/punime toke.
Shumë prej mjeteve u riparuan dhe u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.
Pjesa më e madhe e kontrolleve, mbi 72 mijë mjete janë kontrolluar pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar e pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjirokastra renditet e fundit për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.345.
Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 50.040 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Po kështu, 90.2% e mjeteve janë ritestuar pas riparimit; 9.4% e mjeteve të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 0.4% e mjeteve janë refuzuar për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.
Sipas DPSHTRR, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale 37.9%; probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave 34.3%; defekte në sistemin e drejtimit 14.7% dhe probleme në sistemin e frenimit 13.1%.
Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij 8- mujori, 5.333 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Një hap drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër, thekson DPSHTRR.

“Euro nuk mund të zëvendësojë dollarin”/ Paralajmërimi i kreut të Bundesbank, Nagel
Euro nuk mund ta zëvendësojë dollarin si valuta dominuese në botë, por duhet të forcojë rolin e saj global, pjesërisht për të mbrojtur bllokun në rast të një......

Rreth 7 në 10 shqiptarë ndihen të sigurt natën/ Vendi ynë më i sigurt se disa vende fqinje, por na e kalon Kosova
Raporti i fundit i Gallup Global Safety Report 2025 sjell një panoramë të qartë mbi perceptimin e sigurisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe Shqipërinë.......

Një pikë kthese për pronarët e shtëpive/ Më 28 shtator, referendumi i radhës në Zvicër
Më 28 shtator, qytetarët zviceranë do të votojnë për një amendament kushtetues që do t'u lejonte kantoneve të vendosnin një taksë të veçantë mbi pronën për......

Nvidia, 100 mld USD investime në OpenAI/ Bashkohen dy gjigandët për inteligjencën artificiale
Nvidia do të investojë deri në 100 miliardë dollarë në OpenAI dhe do ta furnizojë atë me çipa për qendrat e të dhënave, njoftuan kompanitë, duke shënuar një......

Fondacioni Gates do të dhurojë 912 mln USD/ Për Fondin Global në luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries
Fondacioni Gates do të japë 912 milionë dollarë për Fondin Global në luftën kundër AIDS-it, Tuberkulozit dhe Malaries, njoftoi filantropi Bill Gates, ndërsa......

Synohen 7.5 mld USD për vendet në zhvillim/ Aleanca e energjisë së rinovueshme e mbështetur nga Bezos rrit investimet
Një aleancë që instalon energji të rinovueshme në vendet në zhvillim dëshiron të investojë rreth 7.5 miliardë dollarë gjatë planit të saj të ardhshëm......

Greqia, ndihmë 250 euro për pensionistët/ Do të jepet çdo nëntor dhe për grupet e tjera në nevojë
Ndihma e re prej 250 euro në Greqi do t'u jepet çdo nëntor pensionistëve dhe grupeve të tjera sociale në nevojë. Pagesa do të bëhet pa kërkuar aplikim nga......

Strategjia e borxhit 2025-2029/ Fokus te ulja e borxhit në valutë dhe zhvillimi i tregut vendas
Ministria e Financave ka publikuar për konsultim publik projektvendimin “Për miratimin e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029”.......