50 euro në vit për Karton Jeshil drejt Malit të Zi- Pritet shtim i shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare
Të gjithë makinat me targa shqiptare që udhëtojnë drejt Malit të Zi, nga shkurti do të kenë zbritje të çmimit të primit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Duke filluar nga data 1 shkurt 2025, qytetarët shqiptarë do të paguajnë vetëm 50€ në vit për policën e sigurimit “Karton Jeshil”, kur të duan të lëvizin me automjetet e tyre drejt Malit të Zi.
Në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi.
Bazuar në vendimin e Byrosë Shqiptare të Sigurimit, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit "Karton Jeshil" me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh.
Kartoni Jeshil është policë sigurimi e detyruar për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove të Siguruesve Motorikë. Kartoni jeshil mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik.
Kjo policë sigurimi mbron drejtuesin dhe automjetin e tij nga dëmet (materiale dhe jo materiale), që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të vendit tonë.
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Produkti “Karton Jeshil” në vitin 2024 pati një rritje prej 3.03% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 20.34% krahasuar me vitin 2023.
Duke qenë se lëvizjet e qytetarëve drejt Malit e Zi janë më të pakta në krahasim me ato të bizneseve, nga kjo zbritje pritet të përfitojnë më tepër këto të fundit, për shkak të udhëtimeve të shpeshta që realizojnë në shtetin fqinj për qëllime tregtare. Kjo masë lehtësuese parashikohet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi dhe më pak në vizitat për qëllime turistike.
Sondazh

Kush e financon Organizatën Botërore të Shëndetësisë? Lista e donatorëve të saj më të mëdhenj!
Vendimi i Presidentit Donald Trump për të dalë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë do të thotë se agjencia e OKB-së po humbet financuesin e saj më të......

Emetohen për herë të parë obligacionet 20-vjeçare!
Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare dhe sipas raportimeve flitet për një interes mjaft të lartë......

Pas vendimit të Trump për nënshtetësinë amerikane: Cilat vende europiane praktikojnë të drejtën e shtetësisë nga lindja?
Presidenti Donald Trump tha së fundmi se SHBA është i vetmi vend në botë që ofron shtetësi për një fëmijë të lindur në tokën e saj, pavarësisht nga kombësia......

Vucic: Dorëheqja e kryeministrit mund të çojë në zgjedhje të parakohshme!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se dorëheqja e kryeministrit Millosh Vučević të martën mund të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose një......

Kursi këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Franga fiton pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 94.3 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

“Agropërpunimi rrit vlerën e prodhimeve bujqësore”-Balluku: Të ushqejmë turistët me produktet vendase
Industria agropërpunuese po rrit vlerën e prodhimeve bujqësore vendase. Gjatë një inspektimi në një firmë agropërpunuese në Lushnje, zëvendëskryeministrja,......

SHBA, fitime rekord nga shitjet e armëve - Eksportet drejt aleatëve u rritën me 29% në vitin 2024
Shitjet e armëve amerikane për vendet aleate arritën një rekord prej 318.7 miliardë dollarësh në vitin 2024. Rritja e kërkesës lidhet me nevojën për të......

Ndryshime në deklaratën e statusit personal dhe listëpagesa e re!
Ndryshimet në ligjin e ri të “Tatimit mbi të Ardhurat” kanë sjellë dhe ndryshime në deklaratën e listëpagesës. Deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga......