5 shqiptarë në Izrael, në gjendje të mirë – Ministria e Jashtme: Ambasada, në kontakt të vazhdueshëm me ta
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me prioritet dhe vëmendje të veçantë situatën e shtetasve shqiptarë në Izrael, të prekur nga zhvillimet e fundit. Sipas njoftimit më të fundit, deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar.
Aktualisht, janë evidentuar pesë shtetas shqiptarë në Izrael: tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm. “Ambasada jonë në Tel Aviv është në kontakt të vazhdueshëm me ta. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë të informuar dhe po ndjekin udhëzimet e sigurisë të autoriteteve izraelite”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për shkak të situatës, fluturimet janë ndërprerë. Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, Ambasada Shqiptare në Tel Aviv ka vendosur në dispozicion numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813

Mbi 2500 bursa për arsimin profesional - Cilat janë kategoritë që përfitojnë?
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjetet sociale bëri me dije se, regjistrimet në arsimin profesional do......

“Tarifat amerikane kërcënojnë ekonominë globale” - Kreu i BQE-së thekson se objektivi i Evropës është stabiliteti
Kërcënimet tarifore të SHBA-së kanë penguar rimëkëmbjen ekonomike globale, duke shtuar pasiguri të madhe dhe duke ndaluar investimet globale, tha Christine......

Gati 97.8 meshkuj për 100 femra/ Nga viti në vit në raportin gjinor në Shqipëri mbizotërojnë gratë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it lidhur me raportin gjinor në Shqipëri, më 1 janar 2025, për çdo 100 gra kishte 97.8 burra. Kjo tregon për një raport......

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një......

Pagat në turizëm, nga 55 mijë deri në 140 mijë lekë! - DPT: Kontrolle të thelluara ndaj bizneseve që paguajnë më pak se minimumi indikativ
Bizneset në sektorin e turizmit që i paguajnë punonjësit më pak se paga indikative e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do t'i nënshtrohen......

Dy parqet teknologjike shqiptare prezantohen në Paris - Gonxhja: E ardhmja për Shqipërinë është sot, sidomos në fushën e inovacionit
Shqipëria ka prezantuar në konferencën më të madhe të inovacionit në Evropë, dy parqet e saj teknologjike, Durana Tech Park dhe TEDA Tirana. Edhe Korporata......

Shqipëria prezantohet në VivaTech 2025, në Paris me “Albania Future Now”!
Nën moton “Albania Future Now”, Shqipëria po prezantohet në datat 11- 14 qershor, në “VivaTech 2025”, konferenca më e e madhe në Europë për teknologjitë e......

Shqiptarët u “largohen” pushimeve në Mal të Zi - Operatorët: Akomodimi u shtrenjtua, pushuesit zgjedhin Greqinë
Mali i Zi po preferohet gjithnjë e më pak nga shqiptarët dhe jo vetëm për pushime këtë sezon turistik. Rritja e TVSH-së nga 7% në 15% për akomodimin në......