5 herë më pak imigrantë të paligjshëm në Shqipëri - Ndikoi kthimi i Sirianëve. Pjesa më e madhe erdhi nga Azia
Numri i imigrantëve të parregullt të kapur në pikat kufitare të Shqipërisë ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Brendshme, në vitin 2024 u kapën gjithsej 1,540 shtetas të huaj në tentativë për të hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Krahasuar me vitin 2023, kur ky numër ishte 6,630, kemi një ulje prej 5,090 personash, ose një reduktim në masën e pesëfishuar.
Të dhënat tregojnë se shumica e këtyre imigrantëve të parregullt vinin nga vende të Afrikës dhe Azisë, përfshirë Pakistanin, Egjiptin, Afganistanin, Nepalin, Iranin, Sirinë, Bangladeshin dhe Somalinë.
Nga numri total i personave të kapur, 1,394 kanë tentuar për herë të parë të hyjnë në Shqipëri, ndërsa 146 të tjerë, pavarësisht se kishin dështuar në përpjekjet e mëparshme, provuan sërish, por me të njëjtin rezultat.
Rënia e ndjeshme e këtij fenomeni i atribuohet disa faktorëve kryesorë. Së pari, ka pasur një ulje të fluksit të imigrantëve të parregullt që zakonisht kalonin kufirin nga Turqia drejt Greqisë.
Së dyti, situata e re e krijuar në Siri, ku një pjesë e madhe e shtetasve sirianë të strehuar më parë në Turqi po kthehen gradualisht në vendin e tyre, ka ndikuar në këtë ulje.
Së fundi, është intensifikuar bashkëpunimi mes strukturave ligjzbatuese shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, veçanërisht me agjencitë evropiane si Europol, duke çuar në një sërë operacionesh të suksesshme kundër rrjeteve kriminale që merren me trafikimin e imigrantëve.
Sondazh

Subjektet politike “ndezin motorët” e fushatës - Një muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Subjektet politike, që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit nisin sot fushatën elektorale. Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë......

Euro kap nivelin më të lartë në 3 vjet - Ari vazhdon të 'mbretërojë' si aseti më i sigurt në bursat globale!
Euro u rrit në nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet kundrejt dollarit amerikan gjatë seancës aziatike të së premtes, ndërsa investitorët vazhduan të......

Rënie e fortë për Paundin dhe Dollarin – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 87.2 lekë dhe është......

Zgjedhjet e 11 majit, Komisioneri Dervishi takon shefin e Misionit të ODIHR-it - "Nuk janë paraqitur ankesa për shkelje"
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së......

Prezantohet platforma e-Visitor, do të sigurojë të dhëna për “trafikun” e turizmit-Kryeministri Rama: Investimet do vijojnë, fokusi duhet tek cilësia
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan një takim në Durrës me fokus strategjinë e turizmit 2030. Në fjalën e......

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor 2025
Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për......

Mbrëmjen e sotme nis në SCAN TV “Election Room” - Formati ndryshe që sjell tek qytetarët shifra dhe analiza të detajuara
“Election Room”, starton mbrëmjen e sotme në Televizionin SCAN, si një emision dedikuar fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në këtë......

Trump “nxit” ndërtimin e anijeve në SHBA - Vendimi synon të sfidojë dominimin e Kinës në këtë sektor
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që u ngarkon krerëve të departamenteve të mbrojtjes, tregtisë, punës, transportit dhe......