48 projekte “të fuqishme”, gati për zbatim - Lista unike/ Cilat janë investimet e mëdha që po marrin “jetë” në Shqipëri?

120 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.
Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat paraqesin rëndësi strategjike për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, pavarësisht nga burimi i tyre i financimit.
Lista e re e publikuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e dokumentit të politikave prioritare 2026-2028, i ka të kategorizuara projektet të cilat kapin vlera të konsiderueshme monetare, sipas nivelit të prioritetit që kanë në A, B dhe C, si dhe të ndara në kategori, të maturuar, pjesërisht të maturuar dhe të pamaturuar.
Projektet e maturuara, konsiderohen ato projekte për të cilat është kryer studimi i fisibilitetit dhe është konsideruar fisibël, ose kur projekti është në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike.
Në këtë status janë 48 projekte të tilla, në të gjithë sektorët, ku mund të përmenden projektet infrastrukturore si Rehabilitimi i rrugës Fier–Kthesa e Patosit–Frataj me vlerë 40 milionë euro, Ndërtimi i bypass-it të Sarandës me vlerë 34 milionë euro, Ndërtimi i aksit rrugor Elbasan–Lekaj, Korridori VIII me vlerë 360 milionë euro; Programi infrastrukturor – përmirësimi i lidhjes rajonale me vlerë 195 milionë euro; Ndërtimi i bypass-it Tiranë me vlerë 223 milionë euro; Korridori Adriatiko- Jonian – Segmenti Milot –Balldren me vlerë 213 milionë euro; Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës me vlerë 298.8 milionë euro; Ndërtimi i rrugësTiranë–Ndroq–Plepa me vlerë 87 milionë euro; Ndërtimi i bypass-it të Elbasanit me vlerë 240 milionë euro.
Po ashtu, ndër projektet prioritare të maturuara tashmë janë dhe ato hekurudhore, ku përfshihen Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës– Rrogozhinë me vlera afro 123 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës dhe lidhja me Aeroportin e Rinasit 27.5 milionë euro; Elektrifikimi i linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hoti afro 60 milionë euro si dhe Rehabilitimi i hekurudhës Vorë– Hani Hotit me vlerë 313 milionë euro.
Po ashtu një sërë projektesh prioritare janë në fushën e energjisë, mjedisit, shëndetësisë, arsimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimi rajonal, drejtësisë, etj.
Një projekt i rëndësishëm lidhet me digjitalizimi i shërbimeve vendore të qeverisjes lokale dhe sistemi elektronik i prokurimit me inteligjencë artificiale me një vlerë prej 77 milionë euro, i cili do të ketë impakt të rëndësishëm në shërbimet për qytetarët.
Ndërkohë, 36 projekte janë në listën pjesërisht të matuaruara dhe 36 të tjera të pa maturuara.
Shërbimet kadastrale, tashmë me pagesë online - Procedurat e pronësisë bëhen më të shpejta
Qytetarët tashmë kanë mundësi të aplikojnë dhe të kryejnë pagesat për një sërë shërbimesh të Kadastrës në mënyrë plotësisht elektronike, përmes portalit......
Trump kufizon ligjet ndaj IA - Nënshkruan ligjin që “frenon” rregulloret shtetërore të teknologjisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për inteligjencën artificiale, që synon të parandalojë rritjen e numrit të......
Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja kryesore?
Dollari amerikan pas një rënie të vazhdueshme që pësoi përgjatë kësaj jave ka pasur një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm duke e mbyllur javën......
Ministri grek, në krye të Eurogrupit - “Një etapë e rëndësishme për Greqinë pas viteve të krizës”
Ministri i financave i Greqisë u emërua në krye të Eurogrupit, organit që ndihmon në formësimin e politikave të eurozonës. Kjo nënvizon kthesën e vendit pas......
Kosova, me fabrikë prodhimi municionesh - Forcohet siguria e vendit, por edhe zhvillimi ekonomik
Pas më shumë se 30 vitesh, Kosova pritet të ketë sërish fabrikën e saj të prodhimit të municioneve. Fabrika do të ndërtohet pranë Gjakovës, në zonën......
Maqedonia e Veriut miraton buxhetin 2026 - Parashikon deficit 3.5% të PBB-së. Të ardhurat, mbi 6 miliardë euro
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi buxhetin për vitin 2026, që parashikon një deficit që përputhet me 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose......
Asetet e Lukoil, ende pezull - SHBA shtyjnë afatin për bisedimet deri më 17 janar
Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja të SHBA-së (OFAC) tha se po autorizon disa transaksione për negocimin dhe lidhjen e kontratave të kushtëzuara për......
Si do të ndryshojë tregu i punës pas hyrjes në BE? - Hasalla: Sektori ka nevojë për përditësime europiane
Teksa Shqipëria synon të jetë sa më parë pjesë e BE, një nga sektorët që do hasë ndryshime do të jetë dhe tregu i punës. Në një intervistë për Scan Tv......





