Shqipëria Postuar më 22 Korrik 2025, 09:41

4.6 milionë euro grant perfomance për bashkitë/ Kriteret dhe përllogaritja, Cila është formula e shpërndarjes?

Nga Elisabeta Dosku

4.6 milionë euro grant perfomance për bashkitë/ Kriteret dhe

61 bashkitë në vend do të kenë mundësinë që të aplikojnë për Grantin e Bazuar në Performancë (GBP), i cili është vënë në dispozicion me qëllim që të nxisë dhe fuqizojnë bashkitë për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e qeverisjes së tyre. 

Granti i Bazuar në Performancë, për vitin 2025 ka burim financimi të brendshëm, në shumën 200 milionë lekë apo 2 milionë euro, si zë i veçantë i fondit të akorduar për buxhetin vendor si transfertë e pakushtëzuar sektoriale;  të huaj, në shumën 260 milionë lekë apo 2.6 milionë euro nga Qeveria e Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA).

Periudha e përgatitjes për aplikime nga bashkitë do të jetë deri më 17 shtator 2025,  miratimi i bashkive fituese: shtator–tetor dhe alokimi i fondeve: tetor–nëntor 2025.

Fondi i Granteve Bazuar në Performancë (GBP) shpërndahet për çdo bashki sipas një sistem matjeje të performancës që vlerëson përmbushjen e treguesve të vendosur.

Tek treguesit që duhet të përmbushin bashkitë, përfshihet Plani i mbarështimit të pyjeve; plani vendor i menaxhimit të mbetjeve; plani social vendor; plani vendor për arsimin para universitar; plani vendor për barazinë gjinore; plani i integritetit; treguesit e matjes së perfomancës raportuar në kohë; stafi i njësive të perfomancës i trajnuar; treguesi i detyrimeve të prapambetura treguesi i realizimit të buxhetit; treguesi mbi taksën e pasurisë së paluajtshme, ku secili prej tyre zë një përqindje specifike në përllogaritje të grantit.

Bashkive që përmbushin treguesit e GBP-së në vitin 2025 do t’u shpërndahet një shumë që është proporcionale me peshën e caktuar për secilin tregues dhe një fond shtesë që përllogaritet proporcionalisht në bazë të fondeve të mbetura dhe treguesve të përmbushur.

Shuma shtesë shpërndahet mes të gjitha bashkive pjesëmarrëse për vitin 2025, në mënyrë të përpjesshme me treguesit e përmbushur, por në asnjë rast jo më shumë se katërfishi i shumës fikse të përfituar.

Granti i performancës në vitin 2025 do të shpërndahet në bashkitë përfituese në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale. Bashkitë kanë pavarësi të plotë të destinacionit të përdorimit të këtij fondi, me përjashtim të shpenzimeve për personelin dhe shpërblime.  Fondet e papërdorura nga granti i performancës së përfituar nga bashkitë në vitin 2025 me burim financimi transfertën e pakushtëzuar sektoriale, trashëgohen në vitin 2026 për t’u përdorur për të njëjtin

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat