Shqipëria Postuar më 4 Nëntor 2024, 13:52

4.6 miliardë euro të shpenzuara në 9 muaj - Cilët nga sektorët morën më shumë dhe më pak para’ nga buxheti i shtetit?

Nga Elisabeta Dosku

4.6 miliardë euro të shpenzuara në 9 muaj - Cilët nga

Buxheti i shtetit ka shpenzuar 459,6 miliardë lekë për 9 muajt e parë të vitit, apo rreth 4.6 miliardë euro, të cilat kanë shkuar në zëra të ndryshëm.

Por si u shpërndanë këto para’ dhe cilët ishin sektorët që morën më shumë?

Të dhënat e detajuara zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën Janar-Shtator 2024, nga 10 kategori në total, mbrojtja sociale është ajo që merr pjesën më të madhe të “tortës” nga buxheti, ku për 9-mujorin, shpenzimet për këtë kategori regjistrohen në  afro 156.1 miliardë lekë. Tek mbrojtja sociale përfshihen pensionet, si dhe të gjitha pagesat që jepen nga Institutit i Sigurimeve Shoqërore për një sërë përfituesish.

Shërbimet e përgjithshme publike listohen në vendin e dytë, ku në 9 muaj janë shpenzuar rreth 85.1 miliardë lekë, zë në të cilin përfshihen dhe investimet kapitale.

Një peshë të konsiderueshme zë dhe arsimi, pasi shpenzimet për këtë sektor regjistrohen në vlerën e 51.5 miliardë lekëve, shifër në të cilën përfshihen edhe pagat për mësuesit.

Rreth 48,6 miliardë lekë janë shpenzuar për shëndetësinë, ku veç investimeve në godina, përfshihen dhe pagat dhe shpërblimet për bluzat e bardha.

Çështjet ekonomike kanë marrë një buxhet prej 37.4 miliardë lekësh në 9 muaj, ku përpos pagesave për papunësinë dhe ndihmën e ekonomike, përfshihen dhe grantet e dhëna për mbështetjen e bizneseve.

Rendi dhe siguria publike kanë marrë një buxhet prej 31.9 miliardë lekëve, i cili mbulon edhe pagat mujore të uniformave blu.  Për strehimin dhe komoditetet e komunitetit janë akorduar 22.3 miliardë lekë. Nga ana tjetër 13.2 miliardë lekë kanë shkuar për sektorin e mbrojtjes.

Referuar të dhënave, më pak buxhetit të shtetit i “kushton” argëtimi, kultura dhe çështjet fetare, kategori për të cilën janë shpenzuar 6.9 miliardë lekë dhe mbrojtja e mjedisit, për të cilën kanë shkuar rreth 5.4  miliardë lekë në 9 mujorin e  parë të vitit.



 

Sondazh

Poll
Leader 4 Nëntor Klegia Troksi

Leader

E shtunë, 18:00

Ekopuls 4 Nëntor Fatos Çoçoli

Ekopuls

E mërkurë, 20:00

GDP 4 Nëntor Alida Lula

GDP

E martë, 21:00

Box to Box 4 Nëntor Ada Hazizolli

Box to Box

Nga e hëna në të premte, 16:00-17:00

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat