45% e konsumit energjetik, të prodhohet nga dielli e era - MIE publikon objektivat për vitin 2030, në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër

Në Ditën Ndërkombëtare të Energjisë së Pastër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar objektivat për zgjerimin e energjive të rinovueshme dhe diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Sipas këtij dikasteri strategjia synon që në vitin 2030, 45% e konsumit vendas të prodhohet nga teknologjitë fotovoltaike dhe eolike.
Kjo do të thotë se brenda 5 viteve do të duhet të ndërtohen centrale diellore dhe të erës, që do të mundësojnë arritjen e këtij objektivi ambicioz.
Aktualisht, prodhimi i energjisë elektrike dominohet nga hidrocentralet me 94%, ndërsa 6% prodhohet nga centralet diellore që kanë hyrë në prodhim. Nga prodhimi total, rreth 50% gjenerohet nga kapacitetet gjeneruese të Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare, ndërsa pjesa tjetër nga privatët dhe koncesionarët. Gjithsesi, nuk ka shifra publike se çfarë peshe ze prodhimi vendas në konsum, duke qenë se ende një pjesë e nevojave plotësohen nga importi.
Ndërkaq, janë një sërë projektesh që janë prezantuar e që pritet të ndikojnë në ndryshimin e hartës së prodhimit të energjisë elektrike. Më i madhi është centrali eolik i Tropojës me fuqi 603.9 MW. Investimi do të jetë privat, teksa nuk është përcaktuar ende se cilat do të jenë përfitimet për shtetin dhe nëse do të ketë një sasi energjie të gjeneruar, që do të blihet me çmim preferencial. Kjo skemë është ndjekur në ankandet e zhvilluar për centralin fotovoltaik të Karavastasë dhe Spitallës, ku është përcaktuar se 50% e energjisë së prodhuar, për 15 vjet blihet nga shteti për 15 vjet me çmim preferencial.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aktualisht janë mbi 700 MW kapacitete private fotovoltaike të instaluara dhe që ndodhen në operim, si dhe 400 MW kapacitete të shtuara vetëprodhuese. Ndërkohë, energjia e erës është ende e pashfrytëzuar, pasi asnjë central nuk ka hyrë në prodhim.
Kompanitë shqiptare marrin pjesë në panairin Gulfood 2026 në Dubai
Tetë kompani shqiptare nga sektori agro-ushqimor do të jenë pjesë e edicionit 2026 të Gulfood, që zhvillohet nga 26 deri më 30 janar 2026, një ngjarje......
11 vende vakante për drejtues të lartë në 2026 - Administrata hap dyert për kandidatë jashtë sistemit publik
Qeveria ka vendosur që për vitin 2026, të hapë procedurën e pranimit të drejtpërdrejtë në Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues edhe për......
Çfarë po ndodh me interesat bankare? - BSH: Normat për qytetarët bien, ndërsa kapitali i madh negocion kushte më të favorshme
Gjatë muajit nëntor 2025, tregu bankar në Shqipëri ka shfaqur një ecuri të qëndrueshme, por me sinjale të qarta që kërkojnë vëmendjen e kursimtarëve. Për......
Zbatimi i planit sektorial në sektorin e ndërtimit - Ministri Malaj: Synohet rritja e formalizimit në sektorë kyç të ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, po zhvillojnë një konferencë për mediat në lidhje me zbatimin e Planit......
“Jo marrëveshje e tregtisë së lirë me Kinën” - Kryeministri kanadez Carney i përgjigjet presidentit të SHBA, Trump
Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se vendi i tij nuk ka ndërmend të ndjekë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën. Ai po i përgjigjej......
I ftohti ekstrem në SHBA rrit çmimin e gazit - Arritën në 6,2 dollarë për herë të parë që nga viti 2022
Çmimet e gazit natyror në SHBA u rritën të hënën mbi 6 dollarë për herë të parë që nga fundi i vitit 2022, ndërsa një stuhi e madhe dimërore përfshiu vendin,......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja? – Dobësohet ndejshëm Dollari amerikan
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës gjatë fundjavës teksa është blerë këtë mëngjes në raport me javën......
Gjermania drejt një “Starlink” ushtarak europian - Berlini plan investimi 35 mld euro për teknologji hapësinore
Gjermania po përshpejton investimet në hapësirën ushtarake, duke hapur rrugën për ndërtimin e një infrastrukture të re strategjike europiane. Sipas......


