44.2 milionë euro për punësimin e të rinjve - Kush përfiton dhe në cilat programe do të shpërndahen?
Në një kohë kur mungesa e fuqisë punëtorë është kthyer në shqetësim për bizneset dhe nga ana tjetër këto të fundit kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, qeveria shqiptare planifikon të marrë masa për të lehtësuar integrimin e të rinjve në tregun e punës. Në strategjinë kombëtare të punësimit dhe aftësive 2023-2030, parashikohet vënia në jetë e disa programeve për këtë qëllim, të cilat arrijnë në një kosto prej afro 44.2 milionë euro.
11.7 milionë euro do të shpenzohen për të diplomuarit.
Konkretisht parashikohet rritja e ofertave të programit të praktikave profesionale në tregun e punës, i cili targeton të rinjtë e sapodiplomuar të regjistruar në zyrat e punës, dhe ka një kosto zbatimi prej 4 milionë euro.
Po ashtu parashikohet hapja e thirrjes së 7 të Programit Kombëtar të Praktikave Profesionale të Punës, si një mundësi për të rinjtë nga 21-26 vjeç që kanë përfunduar të paktën ciklin e parë të studimeve, bachelor, të që bëjnë praktikë pune tremujore institucione qendrore, vendore biznese, OJF, etj dhe që ka një kosto prej 617 mijë euro.
Programi i punësimit që mbështet kalimin e të rinjve nga mosha 15-29 vjeç në tregun e punës duke përputhur vendet e lira me profilin e punëkërkuesve, ka një kosto prej 4.5 milionë euro.
Programi i trajnimit në punë, i cili mbështet punësimin e të rinjve 15-29 vjeç përmes trajnimit që adreson kualifikimet e kërkuara për profesione specifike dhe që përputhen me kërkesat e punëdhënësve, ka një kosto totale prej 1.3 milionë eurp.
Ndërsa programi i vetëpunësimit tek të rinjtë duke krijuar start up-e ka një kosto po ashtu prej 1.3 milionë euro.
Ndërsa një sërë programesh të tjera që synojnë integrimin në tregun e punës të të rinjve që vijnë nga kategori vulnerabël, të të rinjve pa nivel arsimi dytësor, dhe të rinjve të burgosur, kryesisht përmes kurseve afatshkurtra të Arsimit dhe Formimit Profesional, regjistrohen në një kosto totale prej 32.5 milionë euro. Thirrjet për këto programe hapen nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe aplikimet bëhen përmes e-Albania.
Sondazh

Çfarë mund të bëjë një familje me 800 euro/muaj? - Studimi/ Mbulohen vetëm shpenzimet bazike për ushqim dhe banesë!
Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen familjet shqiptare është përballimi i shpenzimeve të përditshme. Pavarësisht përmirësimeve ekonomike në......

Kina sfidon tarifat e Trump në Organizatën Botërore të Tregtisë!
Kina paraqiti një ankesë të Organizatës Botërore të Tregtisë të mërkurën kundër tarifës së re 10% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump mbi importet kineze......

Si Trump po 'ndihmon' Temu dhe Shein të konkurrojnë me kompanitë vendase si Amazon dhe eBay?!
Shitësi kinez me pakicë në internet Temu ka shfaqur më shumë produkte në aplikacionin e tij që mund të dërgohen nga magazinat në SHBA pas vendimit të......

Rama: Taksë dhe TVSH zero për biznesin e vogël deri në vitin 2029!
Gjatë transmetimit të sotëm të rubrikës “Sy m’Sy”, Kryeministri Edi Rama foli edhe për taksimin për biznesin e vogël duke konfirmuar sërish se deri në vitin......

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët në një vit – Shkak, intensifikimi i luftës tregtare SHBA-Kinë!
Çmimet e naftës së papërpunuar ranë në nivelin e tyre më të ulët që nga 31 dhjetori 2024 mes përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë. Investitorët janë......

Nga krevati, te llampadari. Importet kapin shifra rekord - Ndërtimet e reja po nxisin kërkesën për arredimin e tyre
Mobilje, krevate e deri te pajisjet e ndriçimit. Vitin e kaluar, për të plotësuar nevojat e vendit, u importuan rreth 33 mijë ton. Sipas të dhënave nga......

Turistët e huaj në Shqipëri/ Rama: 4,8 miliardë dollarë shpenzime gjatë vitit 2024!
Kryeministri vendit, Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale se në Shqipëri pesha e turizmit për vitin 2024 vlerësohet 26% e......

Kursi i këmbimit/ Rritje e përgjithshme në tregun valutor!
Dollari amerikan e ka nisur ditën në rritje të lehtë në raport me dje duke u blerë sot me 94.4 lekë dhe duke u shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit......