44 mln euro për ekonominë dhe shoqërinë digjitale - Partneritet Shqipëri-BE për transformimin digjital
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale.
Referuar dokumentit, kostoja e përgjithshme e përllogaritur e këtij programi është 44 milionë euro dhe kontributi maksimal i Bashkimit Evropian në këtë program është 30 milionë euro, po kështu 14 milionë euro ofrohen si bashkëfinancim i qeverisë shqiptare.
Më konkretisht, programi operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, synon të avancojë përpjekjet e vendit për të vijuar më tej procesin e digjjitalizimit në tre nga katër shtyllat e Agjendës së re Digjitale të Shqipërisë 2022-2026, dhe paralelisht do të mbështesë reformat sektoriale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së.
Për më tepër, programi do të ndihmojë në avancimin e përfshirjes sociale të komuniteteve me të ardhura të ulëta, rurale dhe të margjinalizuara e të pakicave rome dhe egjiptiane. Ky program do të ketë gjithashtu një efekt pozitiv në sigurimin e qasjes më të mirë dhe me të drejtë në kujdesin shëndetësor dhe arsimin cilësor në kuadrin e së drejtës për privatësi, duke pasur ndër të tjera, një ndikim pozitiv edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Sipas dokumentit, ky program do të zbatohet nën menaxhim indirekt nga Republika e Shqipërisë. Transformimi digjital është vendosur në krye të agjendës politike të qeverisë shqiptare.
Programi operacional do të materializohet nëpërmjet inkurajimit të vendosjes së platformave dhe politikave të tilla, për shëndetësinë dhe aftësive digjitale në arsim. Gjithashtu do të përmirësohet infrastruktura TIK, për shërbime më të mira për shoqërinë.
Programi do të ofrojë mbështetje në ofrimin e kujdesit shëndetësor me krijimin e një rrjeti të ri kombëtar të integruar të e-shëndetit dhe sistemit të informacionit të Radiologjisë. Përfshirja e popullatës në rrjetin e ri kombëtar të integruar të e-shëndetit do të mundësojë diagnostikim më të mirë dhe një mjedis pune më efektiv dhe efikas, për personelin e ofruesve të kujdesit shëndetësor që përdor sistemin. Për më tepër, rrjeti i ri kombëtar i integruar i shëndetit elektronik do të ofrojë informacion më gjithëpërfshirës, të saktë dhe në kohë reale në lidhje me shëndetin që do të mundësojë politikëbërje dhe kërkime më të mira në disiplinat e lidhura me shëndetin.
Ndërkohë, për menaxhimin dhe zbatimin programit operacional, ekonomia dhe shoqëria digjitale, do të krijohen struktura të reja pranë autoritetit menaxhues dhe agjencive të tjera përgjegjëse për fushat e mbështetjes që janë objekt i këtij programi.
Sondazh

Si mund të ndihmojë uji në pastrimin e atmosferës? - Shkencëtarët studiojnë nxjerrjen e dioksidit të karbonit nga deti
Shkencëtarët anglezë po testojnë një metodë për të nxjerrë dioksidin e karbonit nga uji i detit, që e merr këtë substancë nga atmosfera. Rreth 25 përqind e......

Investimet publike, disbursohen 82 milionë euro - 3-mujori 2025, rritje me 20 milionë euro në raport me një vit më parë
Afro 82 milionë euro janë disbursuar për investime publike në 3 muajt e parë të vitit, shifër që tregon se 2025-sa nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së......

Shlyhen 3.8 milionë euro vendime gjyqësore - Bizneset, mbi 4900 hetime tatimore gjatë 2024-ës
Buxheti i shtetit ka paguar afro 3.8 milionë euro për vendime gjyqësore përgjatë vitit 2024. Referuar raportit të Monitorimit për Ministrinë e Financave,......

Evropa zgjeron strukturat energjetike - Shënon rritje rekord të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vitin 2024
Evropa shënoi vitin e njëmbëdhjetë radhazi të instalimeve rekord të ruajtjes së energjisë me bateri në terma të kapacitetit, me 21.9 GWh (gigavat orë). Sipas......

Tregu valutor ‘me të kuqe’ – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.2 lekë sipas kursit të......

Rama mban fjalimin e fitores: Ky është mandati i integrimit
Kryesocialistii Edi Rama ka mbajtur fjalimin falenderues për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste. Në sheshin “Skënderbej”, Rama u......

Tarifat nuk ndalin “ritmin” e makinave elektrike - Shitjet globale rriten në prill, Amerika e Veriut pëson rënie
Shitjet globale të automjeteve elektrike dhe hibride u rritën me 29% nga viti në vit në muajin prill, me një rritje të qëndrueshme në Kinë dhe Evropë......

Sa para’ fituan kompanitë celulare në 2024? - AKEP: Rreth 10% më shumë të ardhura se në 2023. Nga paketat, u siguruan 28 mld lekë
Gjatë vitit të kaluar janë shumëfishuar të ardhurat e kompanive celulare nga paketat e aktivizuara për qytetarët. Sipas raportit vjetor të Autoritetit të......