434 mld lekë cash qarkullojnë jashtë bankave - BSH: Fundi i pesëmujorit shënon rekord të ri duke u rritur me 1.1%
Rreth 434 miliardë lekë qarkullojnë aktualisht jashtë sistemit bankar në Shqipëri. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë bankave ka shënuar rekord të ri në fund të pesëmujorit, duke u rritur me 1.1% ose 4.9 miliardë lekë në krahasim me muajin prill.
Rikujtojmë se në fund të vitit 2024, paraja jashtë korporatave depozituese ishte 4.2 miliardë euro nga 3.9 miliardë në 2023. Ndërkohë, në krahasim me muajin maj të vitit të kaluar, ku paraja që qarkullonte jashtë bankave ishte vetëm 389 miliardë lekë, këtë vit shohim që kemi një rritje më të thellë prej 11.7%. Dëshmi kjo e trendit të shpejtë rritës.
Këto shifra tregojnë se ne vijojmë të jemi një ekonomi shumë e varur nga cash-i.
Kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë, normat jo shumë të favorshme të interesit për depozitat, mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë për shkak të komisioneve të larta që aplikohen nga bankat, niveli i ekonomisë informale, paraja nga burime të paligjshme, janë vetëm disa nga faktorët që kontribuojnë në këtë sasi të madhe të parasë fizike që gjendet jashtë sistemit bankar.
Ndërkohë, edhe besimi i ulët në sistemin bankar, preferenca për para në dorë, niveli i ulët i edukimit financiar apo rezistenca ndaj ndryshimit, konsiderohen si elementë të tjerë nxitës.
Megjithatë, qeveria dhe banka qëndrore kanë ndërmarrë disa masa për të nxitur përdorimin e pagesave elektronike, si ulja e komisioneve bankare, promovimi i edukimit financiar, vendosja e një limiti për pagesat cash mes individëve, reduktimi i informalitetit e të tjera. Kjo pritet të ulë gradualisht varësinë nga paraja fizike në vitet e ardhshme.

“Rrugët e bardha”, përshpejtohen punimet në Breg Lumi-Theth - Investimi në lotin II, rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve
Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi-Theth. Ky segment është......

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson Fieri me 39.2 mijë ton, Kukësi në vendin e fundit
Afro 183 mijë ton rrush është prodhuar në vitin 2024 në Shqipëri, me një rritje prej vetëm 3 ton në raport me 2023, për rënie në krahasim me vitet e......

Përditësim në listën e shpronësimeve për Portin e Ri të Durrësit - 121 pronarë jashtë listës, kompensime mbi 815 milionë lekë
Zbatimi i projektit të “Portit të Ri të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, tashmë ka kaluar në një etapë tjetër. Në Fletoren Zyrtare, është botuar lista......

Greqia, lider evropian në mbulimin 5G - Vendi shënon përparime të mëdha në infrastrukturën digjitale
Greqia ka përparuar në infrastrukturën digjitale, duke u shfaqur si një nga performuesit më të mirë në Bashkimin Evropian për mbulimin e rrjetit 5G. Raporti......

Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike - Vendimi përfshin plazhet, parqet dhe zonat pranë shkollave
Franca planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, në parqe, jashtë shkollave dhe në hapësira të tjera publike nga 1 korriku, për të ulur rrezikun e......

Faturë për energjinë e vjedhur - Dëm ekonomik, në 4 muaj janë penalizuar 90 konsumatorë
90 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 4-mujorit të parë të vitit. Faturimet përfshijnë dëme të......

Turizmi në hov investimesh/ Kredia për akomodimin dhe shërbimin ushqimor shënon rekord historik
Në muajin Maj 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 22.96 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2.9%, krahasuar......

Balluku inspekton punimet në rrugën e Ksamilit - Cilat janë projektet infrastrukturore për vijën bregdetare të jugut?
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Ksamilit. Kjo rrugë në......