411 mln euro investime të huaja në tremujorin e tretë - 1,1 mld euro në 9 muaj. Kryesojnë pasuritë e paluajtshme dhe aktivitetet financiare
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë vijuar rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i investimeve ka arritur në 411 milionë euro, rreth 4% më shumë se në periudhën prill-qershor, por në krahasim me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, vlera e investimeve të huaja direkte është e njëjtë, pa asnjë rritje, apo rënie të fluksit.
Në nëntë muaj, vlera e përgjithshme e fluksit të investimeve të huaja direkte llogaritet në 1.1 miliardë euro.
Por, në cilët sektorë janë përqendruar investimet e huaja?
Nga statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se sektori me fluksin më të madh të investimeve janë sërish pasuritë e paluajtshme, ndjekur nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Konkretisht, investimet në pasuri të paluajtshme llogariten në 88 milionë euro duke përbërë 21.4% të totalit të investimeve. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo me periudhën prill-qershor 2024, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen me rënie.
Ndërkohë, investimet në aktivitete financiare dhe të sigurimit janë ato që kanë kontribuar më tepër në rritjen e totalit të investimeve në këtë tremujor, duke arritur në 80 milionë euro ose 53% më shumë se në tremujorin pararendës.
Për sa i përket sektorëve të tjerë, vlera e investimeve në industrinë nxjerrëse llogaritet në 60 milionë euro, në energjinë elektrike, gaz, dhe furnizim me ujë rreth 57 milionë euro dhe në industrinë përpunuese rreth 48 milionë euro.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Greqia “ndëshkon” pronat e pasiguruara - Rregulloret e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 qershori 2025
Bizneset greke me xhiro vjetore mbi 500 mijë euro që nuk janë të siguruara nga fatkeqësitë natyrore, jo vetëm që nuk do të kenë të drejtën e dëmshpërblimit......

“Shporta e tatimeve”, 4 miliardë euro - Të ardhurat tejkalojnë planifikimin pa u mbyllur ende viti
Administrata Tatimore ka mbledhur 4 miliardë euro në buxhetin e shtetit për vitin 2024, duke tejkaluar planifikimin e bërë 10 ditë përpara përfundimit të......

3 skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro - Nga prilli, bankat aplikojnë individualisht. Çfarë shërbimesh do të ofrohen?
Në 21 nëntor të këtij viti, Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përpara se qytetarët të nisin të kryejnë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë. Monedha europiane blihet sot me 97.7 lekë dhe shitet me 98.6 lekë. Franga......

Tender për aeroportin e Vlorës - Procedura e Albcontrol për funksionimin e Kullës së Kontrollit
Teksa qeveria ka deklaruar se aeroporti i Vlorës do të nisë fluturimet gjatë vitit 2025, Albcontrol po avancon me procedurat për vënien në funksion të Kullës......

Sa është numri i pronave që taksohen në Shqipëri? - 1.2 milionë pasuri, të regjistruara në kadastrën fiskale
Rreth 1.2 milionë njësi pronësore janë të regjistruara në Kadastrën Fiskale. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, bazuar në burimet e Agjencisë......

Aksioni anti informalitet, shtohen të ardhurat në buxhet - Në 11 muaj u identifikuan 27% më shumë punëmarrës informalë
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore gjatë gjithë vitit, ka vijuar me kontrollet për respektimin e standarteve të punës sipas......

Kina ul tatimin mbi vlerën e shtuar - Hyn në fuqi në vitin 2026 dhe përjashton disa sektorë nga taksat
Kina miratoi një ligj për tatimin mbi vlerën e shtuar, që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026. TVSH-ja, kategoria më e madhe e taksave në Kinë, përbënte rreth......