Shqipëria Postuar më 14 Nëntor 2024, 11:09

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve - Masa e përfitimit, 50% e vlerës totale të investimit

Nga Ernilda Luzi

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të

Janë mbyllur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 401 fermerë. Rreth 75% e aplikimeve ishin për mekanikë bujqësore, për blerje makinerish dhe traktorësh.

Aplikimet qëndruan të hapura përgjatë 5 javëve për fermerë apo grupe fermerësh të cilët posedojne një NIPT, për këto kategori u mundësua të përfitojnë nga Skema Kombëtare e investimeve në bujqësi.

Në Skemën Kombëtare 2024 ofrohet mbështetje për tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, fara- fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore- aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Fermerët kanë mundësi që përmes një fondi prej 1.5 miliardë lekësh të përfitojnë financim në formën e një granti prej 50 % të vlerës së investimit.

Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas. Kjo nismë e qeverisë shqiptare, synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat