Shqipëria Postuar më 15 Maj 2026, 13:37

400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në prodhimin e dronëve dhe mjeteve të blinduara, shkak zinxhiri i furnizimit

Nga Ledina Elezi

400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në

Rreth 400 vende të reja pune do të krijohen nga projekti mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe kompanisë italiane “Fincantieri”, për ngritjen e një kantieri të ri detar në Pashaliman për prodhimin e mjeteve lundruese. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi gjatë një konference për mediat, i cili theksoi ndër të tjera se projekti parashikon  zhvillimin e kapaciteteve teknologjike në vend.

“Ky partneritet hap rrugën për prodhimin në Shqipëri të mjeteve lundruese detare, si për nevojat kombëtare ashtu edhe për tregjet ndërkombëtare. Projekti parashikon: krijimin e një kantieri të ri në Pashaliman; punësimin e rreth 400 qytetarëve; zhvillimin e aftësive teknologjike dhe profesionale të të rinjve dhe kthimin e Shqipërisë në një bazë të rëndësishme europiane për ndërtimin e anijeve të vogla dhe të mesme. Ky është një investim me rëndësi strategjike, jo vetëm për mbrojtjen, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe industrial të vendit”, nënvizoi Ministri i Mbrojtjes.

Prototipi i parë i mjetit të blinduar parashikohej të ishte gati në maj, ndërsa ai i dronit luftarak në prill, por për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit nga konflikti në Lindjen e Mesme, afatet janë zgjatur.

400 vende pune nga kantieri i ri detar në Pashaliman - Vonesa në

“Bazuar në program, gjithçka po ecën shumë mirë, përjashtuar faktit sepse lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme ku për gati 2 muaj, situata aty ka qenë jo shumë stabël dhe në raste të vecanta ka qenë e bllokuar edhe hapësira ajrore. Kjo na ka sjellë vonesa për sa i përket zinxhirëve të furnizimit dhe elementëve të tjerë, por një gjë është e verëtetë dhe ju garantoj se deri në verë ne do të kemi funksion të plotë të të gjithë kompleksit”, tha administratori i kompanisë shtetërore për prodhimin e armëve “Kayo”, Ardi Veliu.

Për sa i takon dërgimit të trupave ushtarake shqiptare në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Gazas në kuadër të Bordit të Paqes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji u shpreh që nuk është përcaktuar akoma numri i trupave që do të angazhohen.  

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat