400 milionë euro shtesë në buxhet - 11-mujori/Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 687.7 miliardë lekë në 11 muajt e vitit, duke siguruar një rritje të të ardhurave prej 39.7 miliardë lekë apo afro 400 milionë euro krahasuar më një vit më parë.
Të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, tregojnë se të ardhurat janë realizuar në masën 99 % të planit të periudhës.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Nëntor 2025, u realizuan në shumën 235 miliardë lekë, 27.5 miliardë lekë ose 13.3% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.9 miliardë lekë më shumë.
Tatimi mbi të ardhurat personale, ka qenë zëri me perfomancën më të mirë, duke reflektuar zgjerimin e bazës së taksapaguesve, luftën ndaj informalitetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik dhe privat. Në 11 mujor nga ky zë janë mbledhur 75.9 miliardë lekë, apo 26.2% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024, si dhe 1.9 miliardë lekë omë shumë se plani i periudhës. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 63.6 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 16.3% më shumë se një vit më parë, çka reflekton dhe rritje të konsumit në vend. Të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, u realizuan në shumën 163.4 miliardë lekë, 16.8 miliardë lekë ose 11.4% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 100.5% të planit të periudhës. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 52.7 miliardë lekë, apo 3% më shumë se periudha Janar-Nëntor 2024.
Nga ana tjetër të ardhurat doganore doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), u realizuan në vlerën 218.2 miliardë lekë, 9.2 miliardë lekë ose 4.4% më shumë se Janar-Nëntori i vitit 2024. Nga TVSH import, u arkëtuan 144.2 miliardë lekë, 2.7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar-Nëntor 2025, janë realizuar në shumën 63.6 miliardë lekë, 5.8 miliardë lekë ose 10% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Nga renta minerare në eksport, u mblodhën 1.8 miliardë lekë dhe nga taksat doganore, 8.6 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 11 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 638.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 91% e planit të periudhë. Ndërsa shpenzimet kapitale, rezultuan në rreth 76.6 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 20% më i lartë ose rreth 12.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale u realizuan në rreth 65.2% të planit vjetor.
Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet? Balkan Barometer: Përdorimi në Shqipëri, i moderuar. 7% e popullsisë, mbi 6 orë online
Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë. Balkan......
Ekonomia zgjerohet me 3.75% në tremujorin e tretë/ Administrata, turizmi dhe “real estate” me rritje. Bujqësia dhe industria vijojnë tkurrjen
Ekonomia në vendin tonë përgjatë dy tremujorëve të parë të vitit pati një performancë pozitive që u stimulua nga rritja e të ardhurave në sektorët kryesorë......
Shqipëria pajiset me sistemin raketor “Javelin” - Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Rrit sigurinë kombëtare
Shqipëria është pajisur me sistemin raketor kundërtank “Javelin”, një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes që përdoret nga vendet anëtare të NATO-s.......
Ajri i ndotur rrezikon banorët - Qyteti i Plavës në Malin e Zi “pushtohet” nga reja e dendur me dioksid squfuri
Një re e dendur ndotjeje ka mbuluar qytetin e Plavës në Mal të Zi, me agjencinë e mjedisit që lëshoi një paralajmërim për qytetarët për të qëndruar brenda......
Tregtia e jashtme e Kosovës, në rënie - Eksportet në nëntor 2025 mbulojnë importet me 15,7%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar së fundmi të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin nëntor 2025. Eksporti i mallrave arriti vlerën......
Çmimet e reja, sa do të kushtojë dogana e automjeteve? - Rriten referencat, pragu nga 1600 deri në 10 mijë euro për autoveturat
Automjetet e përdorura të importuara nga vende të ndryshme, si Korea, Kina apo Europa do të zhdoganohen me çmime të reja reference. Udhëzimi i Ministrisë së......
Dollari vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan sikurse përgjatë tërë kësaj jave ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë dhe është shitur me......
Franca kalon përkohësisht krizën e buxhetit - Ligjvënësit miratojnë ligjin emergjent, në funksion deri në fund të janarit
Ligjvënësit francezë miratuan një ligj emergjent për të mbajtur shtetin në funksionim në janar derisa një buxhet i plotë për vitin 2026 të mund të miratohet......





